Shqipëria me buxhet 500 m $ të mbrojtjes (1.8% e BPV-së)

(s. guraziu – ap, m 2024)

(fotoja ngjitur: avionë “F-35 Lightning II”, vegël ushtarake 110-milionëshe)

Në rajonin ballkanik, ushtarakisht Shqipëria u renditka e 2-ta, pas Serbisë, duke i lënë pas vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. I paska gjithsej 19 avionë, mirëpo për fat të keq asnjëri prej tyre nuk u përdorka për stërvitje, për misione ushtarake apo për sulme. Dmth. i bie se qenkan 0 avionë operacional, dhe se vendi mbështetet tërësisht në fluturaket e NATO-aleancës.

Gjithsesi, as avionët s’do ngelen përgjithmonë “mungesë”, qëkur Shqipëria veç ia ka nisur me blerje dronesh, e padyshim dhe me planet për avionë të shtrenjtë. Këtë vit me 500 milionë $ shpenzimet e mbrojtjes shqiptare përbënin 1.8% BPV-së (5 vite më herët ishte 0.7%). Sinjal se Shqipëria po e forcon ushtrinë e vet, dhe po e përmbush detyrimin e NATO-s (për shpenzimet në minimum-nivelin prej 2% të BPV-së).

Gjithçka në kohën e vet, dihet se për 1 avion “F-35 Lightning II” do duhej ndarë rreth 110 milionë $. E qartë se vetëm 4-5 avionë të tillë dhe do e kullufisnin gjithë buxhetin vjetor të mbrojtjes së Shqipërisë. Mirëpo edhe avionëve u vjen koha, gjërat duhet strategjikisht dhe hap pas hapi.
NATO-ja se ç’ka diç të ngjashme me atë analogjinë metaforike të logjikes, “krapi është peshk, peshqit marrin frymë me velza, andaj dhe krapi njësoj” – dmth. dronet u blenë nga Turqia, meqë Kuçova u bë bazë e NATO-s, dhe meqë Turqia është në NATO, kuptohet se turqit (këndej në këtë skajin e Evropës, njësoj si dhe holandezët andej, në atë skajin kah Atlantiku) avionët e tyre mund t’i “parkojnë” në Kuçovë, sa herë të duan dhe kur të duan, falas.

Prandaj dhe janë aleancat ushtarake, apo jo, nevojiten bazat, raketat, armët, avionët, satelitët, nëndetset… çmos, lloj-lloj veglash. Ashtu-kështu bazat janë diç si parkingje për avionët e shtrenjtë dhe për tekno-veglat e avancuara ushtarake. Aleancë dhe vigjilencë për të gjithë, 1 për 100, dhe 100 për 1 (do thoshte dhe Mic Sokoli dikur, jo vetëm NATO-ja me impresionet e veta : )

Nga instituti “Global Firepower”, Shqipëria qenka renditur e 90-ta për nga fuqia ushtarake. Instituti në fjalë, i vlerëson kapacitetet luftarake, numrin e trupave ushtarake, financat, teknologjinë e artilerisë dhe aftësitë logjistike. Mirëpo, mes 145 vendeve gjithsej, për nga buxheti i mbrojtjes Shqipëria u renditka e 113-ta. Sidoqoftë, inaugurimi i bazës në Kuçovë si dhe blerja e 3 dronëve “Bayraktar” nga Turqia, qenka theksuar se janë sinjal pozitiv sa i përket mbrojtjes ushtarake shqiptare. Fondi i mbrojtjes këtë vit paska qenë 500 milionë $ (reth ~ 470 milionë €), rritje kjo e bukur, krahasuar me vitet e mëparshme.

(shifrat, të dhënat: euronews)