Johnny Cash – Dashuria, Kafeja, Parajsa!

sot në mëngjes me të, duke pirë kafenë” – Johnny Cash, i pyetur ç’ishte parajsa sipas tij, ose si do ta përshkruante ai parajsen : )
( s. guraziu – ars poetica, 2019 – koment )
…e gjeta këtë “citat-kartolinën”, e bërë nga dikush, në anglisht por m’u duk e bukur sepse e thjeshtë, sikur dhe domethënia që “fshihet prapa” citatit është fare e thjeshtë – këngëtari i mirënjohur Johnny Cash e kishte fjalën për dashurinë e jetës, për gruan e vet, June Carter (e cila, siç mësova, na paskësh qenë kusherirë e largët e ish-Presidentit amerikan Jimmy Carter). Në vitin 1968, Johnny Cash qe “gjunjëzuar”, ajo i pati thënë “po” dhe vazhduan së bashku deri në vdekjen e saj, në v. 2003 (ajo do “ikte” vetëm 4 muaj para se dhe ai vetë, të vdiste).