Varet dhe si e “interpretojmë” ne vetë historinë

(s. guraziu – ars poetica, k 24)

(ngjitur: “amandamenti 19”, i famshmi amandament, dokumenti origjinal, i cili grave në ShBA do u jepte të drejtën e votës – e gjeta në Enc. Britannica – s’jam ndonjë historian i madh dhe as ekspert por më pëlqen kur kronikat e historisë “ushqehen” me fakte, me dokumente të prekshme – andaj e ngjita : )

…dihet se historia e “grave” është mjaft interesante, e edhe e grave të Amerikës, qe përmirësuar bukur kushtetuta amerikane, pothuaj 150-200 vjet pas shpalljes së pavarësisë amerikanët qenë ndërgjegjësuar se dhe gratë na paskeshin të drejtë vote, s’ka si më bukur, më mirë vonë se kurrë, apo jo – madje, ky amandament sipas meje pastaj ndoshta do i “shkaktonte të 4 valët e feminizmit” evro-amerikan dhe botëror, me gjithë “woman-izmin” komplet (shaka mjaft e saktë kjo, sipas meje, varet dhe si e “interpretojmë” ne vetë historinë : )

…këtë termin e fundit “woman-izmin” shpesh kam vesin ta quaj “çoko-feminizmi” (rishtas, nganjëherë si shaka ashtu e quaj feminizmin e zezakeve, pasi femrat zezake i “kap” një lloj shpate e mprehtë feministe me 2 tehurina, edhe femer edhe zezake (ekzotike si çokollatë – do thoshte Berluskoni) booo imagjino, vetë tragjedia : )

[ në v. 2015 dhe 2019, në formën e komenteve, i pata shkruar ca fjalë rreth të drejtës së grave për votën (tani duke i thuktuar 2 komentet e dikurshme, dhe si respekt ndaj dokumentit origjinal që e gjeta, i cili është dëshmia e përparimit historik, komentin e sotëm po e “hijeshoj” sadopak : ) ]

…në Holandë gratë s’mund të votonin deri vonë, kurrë në histori në fakt, mirëpo sëpaku e fituan të drejtën e votës para shek. XXI – arritje e jashtëzakonshme, apo jo – të paktën grave lulandeze e drejta u erdhi para Luftës II Botërore, në v. 1919. Njëjtë dhe gratë në Kanada, në ShBA … por dhe në Shqipëri, në v. 1920.
Them “arritje”… pasi mjaft gra tjera të Evropës u desh të prisnin deri pas L. II Botërore, madje dhe më vonë. Psh. gratë e Francës patën pritur deri në v. 1944, ato të Italisë deri në v. 1946 (2 dekada e gjysmë pas grave shqiptare). Madje Zvicra (gjoja ajo konfederata bukuroshe 700-vjeçare) tek në v. 1971 ua pati lejuar grave të votojnë.

Shih pra, imagjino… Shqipëria ende s’e kishte mbushur as 1 dekadë si shtet i pavarësuar, thuase duke u “shkundullosur” nga pluhuri, nga zymtësia, nga errësira e shekujve, 400-500 vjet e shkelur nga thundërzeza otomane, e ngulfatur nga skamja e prapangelja, e nëpërkëmbur nga aspekti ekonomik, kulturor dhe nga secili aspekt i mundshëm, otomanizmi as shkollat shqip s’i lejonte, as shkrimin e gjuhës shqipe, asgjë… mirëpo Shqipëria krenarisht baraz me Amerikën, me Kanadanë, me Holandën etj, sa i përket votës së grave. Imgajino çfarë emancipimi, sa avangard, sa i përparuar botëkuptimi shqiptar – madje gratë shqiptare do votonin plot 14 vjet para grave gjoja të Turqisë “moderne”, s’ishte më Turqi allaturka, tashmë gjoja na ishte allafrangizuar : )

Ndërsa zviceranët nga njëra anë mburreshin për 700 vjet të shtetësisë (pothuaj 1 mijëvjeçar konfederatë), e nga ana tjetër aq të “prapangelur” kur janë në pyetje gratë : ) Gjithsesi, Zvicra prapë “lule” krahasuar bie fjala me Arabinë, gratë arabe (në shek. XX hiç se hiç) u desh të prisnin deri dhe 1 dekadë e gjysmë të shek. XXI, nëse s’gabohem e fituan të drejtën e votës në v. 2015, dmth. gjysmë shekulli pas grave zvicerane – “njësoj” sikur dhe gratë zvicerane gjysmë shekulli pas grave shqiptare : )