Vend i bukur për të thënë “po” – anise ka dhe rregulla!

s. guraziu – ap, k 24 – pak humor, diç si humoreskë rreth gjërave më serioze të kësaj bote

(…thuase s’më kishte vajtur mendja ndonjëherë se mund të thuhet “po” dhe diku lart në bjeshkët, sa më afër qiellit, pikërisht ashtu njësoj si dhe Hera e Zeusi dikur : )

…më doli kjo fotoja, dhe (meqë s’kam parë ashtu në bjeshkë) m’u duk interesante, diç si skenografi fort simpatike, ai dizajneri bukur qenka kujtuar, apo ajo… kushdo që t’ketë qene i-e pari-a me idenë, i lumtë – padyshim aty do ketë thënë “po” dhe Zeusi dikur, sikur po thosha mëvete, dallimi mbase në kohën e “Olimpit” s’ka patur mikrofona, elektrika, altorparlante, as tekno-çudira, xingla-mingla për muzikat, e qartë kjo, atëbotë s’ishte as nevoja, atëherë s’kishte as vetura as helikopterë, në kohën e hyjnorëve të Olimpit thjesht fluturonin, të gjithë me flatra të imagjinatës, s’lodhej kush me ngjitjen bjeshkës…

…isha mësuar me ato “ceremoni-skenat e plazhit”, për mua ashtu-kështu fantastike, super të bukura, me qirinj e me dritash, me stoli të ndryshme, me pëlhurash mëndafshi tek valojnë nën puhizat, altarë të “po-së” ideale buzë kaltërsisë së det-qiellit… ehuuu ç’jam duke dërdëllitur tani, naturisht se janë fantastike (pothuaj gjithmonë ashtu, isha mësuar, e merrja si “standard” të idealizmit, sikur e gjithë bota të tilla foto i hedhin në Internet, në Fb, në X-Twitter, thuase s’më kishte vajtur mendja ndonjëherë se mund të thuhet “po” dhe diku lart në bjeshkët, sa më afër qiellit, pikërisht ashtu njësoj si dhe Hera e Zeusi dikur : )

…gjithsesi, vetë google u kujdes që ta kuptoja më thellësisht (ma serviri dhe planimetrinë aty afër), thuase donte të thoshte: mos u ngut me konkluzat, duket e thjeshtë por s’është dhe aq e “thjeshtë”, sa për vete pata kujtuar se gjithçka rreth “po-së” është (apo i ka hije të jetë) e natyrshme, spontane, e josforcuar, e jondikuar, e paprekur (s’po them e virgjër… anise as kjo s’do ishte larg idealizmit) e pandikuar nga asgjë materialiste, tingëllon si naivitet (padyshim dhe është, tekefundit diç si mendësi kalamajsh : ) por gjithmonë kam pandehur se “po-ja” duhesh 100% spontane, NUK duhet diktuar dhe as cenuar me as-1 rregull a la artifiça të kësaj bote etj etj…

…sidoqoftë, ja tani sikur u “këndella”, sikur u zgjova seriozisht nga gjumi, shpëtova nga kthetrat e naivitetit, e qartë se duhet plane dhe rregulla – kjo planimetria pothuaj njësoj si ulëset e caktuara në Kuvend, në Parlament, apo si ato vendet për VIP-at në teatër, në binat koncertale etj. dmth. “diskriminim” për vegjëlinë dhe për varfanjakët akoma pa hyrë brenda, shih pra çfarë falsiteti, dikush kujdeset dhe për këtë, deri në detajet më imcake bëhen plane, akoma pa ia filluar koncerti, s’mund të ulet njeriu kudo që i teket a t’i pëlqejë – pra strikt majtas u dashka nusja dhe familja, gjithçka që ka t’bëjë me nusen u dashka majtas, grafika i përdorka ngjyrat rozë, ashtu e diktuaka planimetria ceremoniale, ndërsa për dhëndrrin u dashka djathtas : )

…kur njeriu e vret mendjen sadopak, mbase lehtësohet dhe për ta kuptuar, sepse… imagjino, derisa nusja jonë (e shembullit) t’ketë ardhur tek momenti i “po-së”, tek momenti i atij vendimit vendimtar (“po” me gjithë zemrën + mendjen komplet), shpesh ndodhë mund t’kenë kaluar vite e vite të zhgënjimit nga lloj-lloj derdimenësh, nga lloj-lloj të dashurish, të bukur po, të gjithë varg e varg si princa, simpatikë dhe të pasur… të gjitha në rregull, s’kishin mangësi serioze, por ja që mashtrues, si Kazanovat e Don Zhuanat e pandreqshëm të novelave, të tele-novelave (e madje dhe të realitetit : ) merreshin me aferash manipulative… në fund gjithmonë nga ta zemra e thyer, ngeleshin vetëm lotët, dhimbja, pikëllimi…

…dhe imagjinoje tani ceremoninë e “po-së”, ish-të dashurit mund t’jenë prezent dhe ata, madje as pa i ftuar, fare nuk brengosen se prezenca e tyre mund t’shkaktojë madje dhe dhimbje, shtiren tashmë si “guests” (thuase tani të gjithë na qenkan ndërgjegjësuar se ç’kanë “humbur” dikur, të gjithë ia behin e vijnë), të ulen tani ata ku të duan… epo ja që nuk shkon, duhet rregulla dhe plane strikte, duhet përgatitje e parallogaritje, ish-të dashurit mund ta nderojnë ceremoninë me prezencën e tyre, s’ka gjë, le t’vijnë, por të gjithë duhet sa më larg, diku atje në fund të vetë fundit, aty ku shkruan “bride’s friends & guests” : )