“Guri” i shtrenjtë i Marsit, dhe strategjikat e mençura të NASA

(s. guraziu – ars poetica, g 24 – pashë-s’pashë, ndjeva-s’ndjeva-t e shkencës, fundjavë, pak humor shkencor, ia vlen : )

…shkencëtarët, teknologët, teoricienët e futurizmit etj. (këso specie, të tilla kokash të mëdha) janë shumë të kujdesshëm kur është fjala për sigurimin e miliardave që duhen “për bukën dhe mjaltin e tyre”, me vite e dekada paraprakisht kujdesen, secili taborr teknologjik ia bën “hyzmetin” bukës së vet, sa i përket kësaj ecet me hapat strikt strategjikë, të gjithë tekno-shkencologët e botës janë 1, ecet me hapat pothuaj sipas asaj idesë “proletariste” (të përbashkuar rreth kauzës së tyre), me vite e dekada enden diku mes shkencës dhe “supozimeve spekulative” por janë aq efikasë, gjithmonë ia dalin t’i vjelin miliardat e shoqërisë, miliardat e taksapaguesve, metelikët që nevojiten për raketat, për sondat, për laboratoret, për hadron-aparatet, për nëndetset, për armët e avancuara të ushtrive, për smart-dronet që dinë t’i bombardojnë spitalet e Ukrainës në mënyrë autonome, për smart-phones që nuk e spiunojnë askend, për robotikat që do i zëvendësojnë ushtarët-njerëz… për bombat e padëgjuara atomike, për torpedot fotonike, për bombat sonike, termike… për 1 milion e 1 çudira të nevojshme, si dhe kuptohet, për pagat e tyre astronomike : )

…psh., javën e kaluar NASA njoftoi se një shkëmb i gjetur në Mars përmban disa nga shenjat më të forta të njohura deri sot se jeta mikrobiologjike mund t’ketë ekzistuar dikur në “planetin e kuq”, shkëmbi i NASA ka veçori që sugjerojnë se është formuar miliarda vjet më parë në një mjedis me ujë, me lëndë organike dhe reaksione kimike që mund t’kenë ofruar energji për mikrobet – mirëpo (meqë s’janë aq të sigurtë) shkëmbi mund t’jetë formuar dhe gjatë shpërthimeve vullkanike – thotë NASA – shih pra, pse t’mos lihet një “siguresë” për justifikime, nëse eventualisht ia huqin si dikur Kolumboja Indisë, shkenca është definitive, s’ka pastaj lëkundje e dyshime, ndërsa spekulimet kanë nevojë për “siguresa” të pasigurisë : )

…analiza e mëtejshme e mostrës “gurore” të Marsit do jetë e pamundur derisa guri të sillet në Tokë nga NASA, e cila gjë është duke u rimenduar sepse sipas planeve aktuale do t’kushtonte deri 11 miliardë dollarë – imagjino sa të kujdeshshëm, sa strategjikë janë tekno-shkencologët e NASA, zor se mund të shtyhet kush me ta nëse bëhet fjalë për “sigurimin e bukës së tyre futuriste”… pra i bie se konkluzioni rreth gurit të Marsit s’është shaka, bëhet fjalë spekulativisht për miliarda vitet e Marsit dhe për miliarda-verdhushkat e nevojshme të tekno-grykësisë së NASA : )

…sidoqoftë, disa shkencëtarë të tjerë janë marrë me analizat e ngrohjes së planetit, konkluzioni i tyre është se 22 Korrik 2024 ishte dita më e nxehtë në historinë moderne të planetit, temperatura mesatare globale më 22 korrik ishte 17.15 °C, thonë ata (bazuar në Shërbimin e Ndryshimeve Klimatike të Copernicus) – kjo e dhënë, s’duhet mohuar, shkencë sadopak më “ekzakte”, sepse tekefundit i dimë saktë temperaturat për 100 vitet e fundit, ngrohje e shkaktuar ndoshta pikërisht nga raketat e NASA, nga industritë e auto-mobilizmit global, nga ARAMCO nafto-logët e nga Shell-istët, nga dinosaurët e ndotjes shekullore, kështu që tani është kalkuluar mesatarja e saktë, është fiksuar me shifër ekzakte 17.15 °C, paçka se për milionat e për miliarda vitet e planetit, njësoj si dhe për miliarda vitet e gurëve të Marsit, s’kemi dhe aq shumë “data” : )

***
“Last week NASA announced that a rock spotted on Mars contained some of the strongest signs yet that microbial life may have once existed on the Red Planet. The rock has features suggesting it formed billions of years ago in an environment with water, organic matter, and chemical reactions that could provide energy for microbes – but the rock could have also been formed in volcanic eruptions. Further analysis of the sample will be impossible until it is carried to Earth by NASA, which is being rethought because it would cost up to $11 billion under current plans.

17.15°C – Average global temperature on 22 July, the hottest day in modern history, according to the Copernicus Climate Change Service”