Andy Warhol – Marilyn, 1967 (seria e II-të)

(s.guraziu – ars poetica, shtator 2018)

Andy Warhol konsiderohet si një nga figurat më me ndikim në kulturën dhe në artin kontemporan, kontribuoi në rrëzimin e kufijve mes “kulturës së lartë dhe të ulët” (ashtuquajtur) etj. Warhol i ka krijuar disa seri “pikturale” me imazhe të “përsëritura”, si psh. “Marilyn” 1967″, “Supa e Kampbell” 1968, “Lulet” 1970″, “Karriget Elektrike”, 1971, “Mao” 1972, “Mitet” 1981, “Kaubojë dhe Indianë” 1986″, “Speciet e Rrezikuara” 1983, “Reklamat” 1985 etj.

Në v. 1967 Warhol krijoi 3 seri portretesh të Marilyn Monroe (aktorja pati vdekur 5 vite më herët, në v. 1962 – kjo seri e “Marilyn Monroe” shihet si vazhdim i serisë fillestare të portreteve). Secili portret (sipas mendimit të kritikëve) është me ngjyra të “gjalla” për ta pasqyruar personalitetin e saj të gjallë, në shumë prej portreteve buzët janë me ngjyrë të mërdhezur (të kuqe), portretet gjithashtu i theksojnë flokët e saj bjonde, por janë theksuar dhe nuanca të së verdhës – ngjyrat “pretendojnë” të sjellin në jetë statusin dhe famën e saj.
Sipas kritikëve, në rastin “Marilyn”, duke krijuar portrete të “përsëritura” Warhol mëtonte mishërimin e statusit të saj “socio-kulturor” si dhe famën e pakontestueshme.