Performancë artistike në Tiranë – Albania Today, Vol 1, Nr. 1, Nov-Dec, 1971

“Performancë artistike në Tiranë, para ndërtesës ku Kongresi është duke i zhvilluar punimet e veta” (sqarohet poshtë fotos) në “Albania Today“, Vol 1, Nr. 1, Nov-Dec, 1971

…numri 1 i v. 1971 i “Albania Today” pothuaj me pjesën dërrmuese i kushtohet Kongresit të 6 të Partisë së Punës… dhe 30-vjetorit të PPSh; fotografikisht fillohet me grushtin përpjetë (ndonëse të gjitha fotot bardh e zi dhe të dobëta, 2 foto janë me ngjyra), bëhet fjalë për fjalimet e E. Hoxhes, të M. Shehut (figuron dhe fotoja e tij duke “folur në Kongres”), flitet për arritjet, për vizionet… shahen revizionistët sovjetikë, flitet për inaugurimin e hidrocentralit “Mao Tse-Tung” në Drin, flitet për “Industrial Albania”, për terracat e reja mbjellur me limonë e ullinj, për rininë duke u frymezuar, dmth. duke i “lexuar kolektivisht” veprat e E. Hoxhes (të thelluar në lexim, asnjëri nuk shikon kamerën : ) ose duke punuar në uzinë, përmenden madje dhe yllkat e fatosat që e duan xhaxhin shumë, flitet për aksionistet duke ndërtuar hekurudhen (një vajzë e bukur, e veshur bukur, me kapele pothuaj a la amerikançe – në sfond shihet hekurudha), ndonjë tjetër duke punuar në fabrikën e tekstilit ne Korçë, një bukuroshe malsore ulur diku në bjeshkë duke kënduar me çifteli, kah faqet e fundit është publikuar “Rezoluta e Kongresit… rreth Mbështetjes nga PPSh-ja të Luftës Heroike Çlirimtare të Popullit Vietnamez, kundër agresorit imperialist, Amerikës
(sguraziu – ap, 2019)