Nëndetëset sovjetike “Whisky” të braktisura – Vlorë, Shqipëri

(s. guraziu – ars poetica, t 2018)

Nëndetëset e klasit “Whisky” (në Bashkimin Sovjetik të njohura si Projektet 613, 644 dhe 665 – ishin një klasë e nëndetëseve prodhuar ose ndërtuar gjatë periudhës së hershme të Luftës së Ftohtë), operoheshin nga ish-Forcat Detare të Mbrojtjes së Shqipërisë, emër i cili në v. 2010 u ndryshua në Forca Detare Shqiptare. Selia e FDSh është në Durrës.

Nëndetëset shqiptare bazën e kishin në Himarë. Thuhet se qenë prodhuar mbi 200 sosh nga Bashkimi Sovjetik (numrin e saktë mund ta dinë vetëm rusët). Shqipëria i pati blerë 4 (aq thuhet, sekretet ushtarake nuk i shpalosen publikut, ndoshta ishin 40 sosh : ) Bullgaria 2, Kina 5 + 21 i pati ndërtuar vetë duke i blerë pjesët nga BS, Egjipti i pati blerë 7, Indonezia 2, Koreja Veriore 4 dhe Polonia 4 nëndetse të klasit “Whisky”.

***
Sipas Rolandit (Francë, Roland Çipa – komentoi pasi i kisha postuar fotot), deri nga vitet ’80 nëndetset funksiononin akoma, në v. 1979 qenka xhiruar dhe një film madje, “Ballë për ballë”!

Megjithatë dhe bërja e filmit i bie para 40 viteve, dmth. gjysmë shekulli pothuaj, që atëherë nëndetset e atij klasi veç ishin të “vjetëruara”, vitet e dekadat ikin shpejtë, hesapet fillojnë e ndryshken, atëbotë Shqipëria e ishte dhe aviacionin e vet modest, i kishte 2-3 eskadrile MIG-ash, por janë tejkaluar dhe fluturaket e janë pensionuar qëmoti, Shqipëria tani pa aviacion fare, duhet t’i kursejë lekët për t’i blerë rishtas – dallimi është që tani anëtare ne NATO, siç e dimë motoja e NATO-s është pakashumë e ngjashme me atë të Mic Sokolit, “1 për 100 = 100 për 1”, kushdo ta “prek” Shqipërinë dmth. ka punë dhe me Ameriken : )

Himarë – Shqipëri

Nëndetëset sovjetike “Whisky” të braktisura – Vlorë, Shqipëri