Metrofobia (të kesh frikë nga poezia) !

(s. guraziu – ars poetica, sht 2024 – artikulli më simpatik… super-simpatik : )

…dihet se metrofobia është diç si frikë irracionale ndaj poezisë – secilikush që vuan nga metrofobia kujdeset t’i shmanget poezisë, në disa raste ekstreme të metrofobisë, frika nga poezia mund t’jetë aq e rëndë saqë mund t’kenë nevojë të shtrohen dhe në spital pas sulmit të panikut – në faqen “psychtimes” ka një artikull të gjaaaatë deri në dysheme, sa i përket metrofobisë : )

…ndokush që vuan nga metrofobia mund t’i “ndodhë” një ankth i madh dhe vetëm të mendojë për poezinë, e lëre më t’jetë “pranë” poezisë, apo duke e lexuar atë. Nëse personat e tillë ndodh të ndodhen “pranë” poezisë, atëherë sasia e ankthit që ata e përjetojnë mund t’jetë aq ekstreme saqë mund ta përjetojnë një sulm të plotë paniku si rezultat.

Dhe nëse e përjetojnë një sulm të tillë paniku, atëherë ndër simptomat e tjera mund t’kenë dhe rritje të rrahjeve të zemrës, shpejtim të frymëmarrjes, tension të muskujve, dridhje, djersitje të tepërt etj. (dmth. e qartë, frikë aq e madhe, njësoj si kur gjatë safarit në Serengeti takohemi papritur me një luan të frikshëm, a me një panterë të uritur : )

Në disa raste ekstreme të metrofobisë, frika e tyre nga poezia mund t’jetë aq e rëndë saqë mund t’kenë nevojë të shtrohen dhe në spital pas sulmit të panikut. Edhe pse kjo mund t’mos jetë përvojë e të gjithëve që vuajnë nga metrofobia, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të ndodhë.

Njerëzit që vuajnë nga çrregullimet e ankthit, veçanërisht nga fobitë, kuptohet se bëjnë përpjekje për ta shmangur përvojën e keqe, për cilëndo fobi t’jetë fjala. Sa i përket metrofobisë, personi që vuan nga kjo për fat të mirë s’i duhet të përpiqet shumë rreth shmangies së poezisë, pasi kjo formë arti s’është aq e njohur dhe as e përhapur sa dikur. Sidoqoftë, secilikush që vuan nga metrofobia kujdeset t’i shmanget poezisë, kudo që ajo të shfaqet, pavarësisht sa e rrallë si dukuri.

…ec e mos buzëqesh, vërtet është artikull i gjaaaaatë rreth metrofobisë, pothuaj sa 1 libër i tërë : )
[ adresa këtu: https://psychtimes.com/metrophobia-fear-of-poetry/ ]