Me Stalin e Musolin, me Hitler e me Fuhrer, të gjithë në ferr : )

(s. guraziu – ars poetica, sht 2024 – koment)

…sipas “FactsNet”, për liderët më të këqinj të kësaj bote, për diktatorët më të egër, më të ligë, më të “djallëzuar” të historisë, mund të krijohet një listë prej 24 figurash, le ta cekim që në fillim (për t’iu shmangur sadopak surprizës) se dhe Xhaxhi-Hoxha i shqiptarëve është ndër ta, por dhe Xhingis Khani i dikurshëm, sikur dhe Kim Jong-uni mëvonshëm me gjithë Kim Jong-ilin e mëhershëm…

…në rregull, por si përcaktohet ligësia (djallëzia) e tyre, epo meqë s’ka definicione “ekzakte” rreth kësaj çështje, ia fillohet me intron e shkurtër (introja ilustrohet me foton e Fuhrerit, padyshim si portret-simbol i më të tmerrshmes), fillohet me pyetjen vallë si përcaktohet shkalla e ligësisë së një lideri, çfarë e keqe e bën një lider vërtet të keq, mos vallë ambicjet e pamëshirshme, shkalla e madhe e mizorive, shfarosjet masive, përbuzja e njerëzve si krijesa, shpërfillja për jetën njerëzore?…

…gjithsesi, historia ka njohur liderë të ndryshëm, veprimet e të cilëve kanë lënë gjurmë të pashlyeshme të tmerrit dhe të vuajtjeve; nga tiranët e lashtë e deri tek diktatorët modernë, historia i ruan dëshmitë për shembuj liderësh që e kanë mbajtur pushtetin me pasoja shkatërruese – thuhet në artikullin e FactsNet, pra radhitja se kush më i djallëzuar do ishte e vështirë, por dhe s’ka aq rëndësi qëkur të gjithë të ligë, me Stalin e Musolin, me Sadam e me Gadaf, me Fidel e Idi Amin, me Hitler e me Fuhrer të gjithë në ferr : )

…andaj meqë lista e “djajve të historisë” duhet nisur disi – nr. 1 lider Taylori (ish-President i Liberisë), pastaj nr. 2 Robert Mugabe (ish-President i Zimbabvesë), nr. 3 Stalini, nr. 4 Hitleri, nr. 5 Mao-Kinezi, nr. 6 Pol Poti (lideri i Kmerëve të Kuq), nr. 7 Idi Amini (diktatori famëkeq i Ugandës), nr. 8 Kim Jong-il (lideri enigmatik i Verio-Koresë), menjëherë pas mësuesit : ) dhe nxënësi nr. 9 Kim Jong-un (lideri simpatik i Verio-Koresë)… etj. etj. deri tek Xhaxhi-Hoxha, ky i 16-i në listën…

…pastaj ka dhe të tjerë, kuptohet, Ajatollahu i Iranit, Fideli i Kubës dhe tutje lista mbaron me ca diktatorë të Afrikës – s’po i përmend të gjithë emrat varg e varg të listës, sepse s’është interesante të “rrëfehet” i gjithë filmi, ku ngelet pastaj kënaqësia e vajtjes në kino, ku ngelet ëmbëlsia e surprizave, joooo pra, mbase më mirë linkun komplet të FactsNet dhe lexuesi i interesuar lexon vetë : )

[ https://facts.net/gallery/24-most-evil-leaders-in-history/ ]