(s. guraziu – ars poetica, sht 2024 – rikomentim)
…e qartë, shkencëtarët s’i kanë punët dhe aq mirë me “kohë-hapësirën” e Ajnshtajnit, gjithnjë e më shumë duke u rritur problematika, dhe kjo është për t’u “habitur” sepse përputhet me skepsën time prej komentuesi në të kaluarën, foooort e çuditshme sepse del në pah që më në fund shkencëtarët kanë filluar të mendojnë “njësoj” si unë (njësoj si ne joshkencëtarët : )
…nga ana tjetër ndoshta dhe s’është për t’u çuditur, pasi secilikush i ka arsyet e veta lidhur me shkencën, jo vetëm shkencëtarët, edhe joshkencëtarët brengosen për shkencën, apo jo – në një koment të v. 2019 pata shkruar se e tashmja, koha jonë sikur ngulfatet nga një lloj entuziasmi i çuditshëm “shkencor”. Ngjashëm si në kohën e Ajnshtajnit skeptik, meqë ai vetë nuk besonte aq në kuantikat (ankohej për revistat dhe për literaturat shkencore të kohës së vet).
Ajnshtajni i referohej Teorisë Kuantike si “kundërshti me shkencën moderne… si tendencë kah pikëpamja mistike” – “Aktualisht ekziston një tendencë e caktuar për pikëpamje mistike, e që është duke u publikuar në literaturën e popullarizuar shkencore.” – pati shkruar.
…si shembull të entuziasmit të madh e pata marrë një artikull të “Quanta” ku thuhej se fizikanët ia kanë dalë ta ujdisin një model holografik të “de Sitter-universit”, dhe se kjo (sipas artikullit) eventualisht mund t’i ndihmojë shkencëtarët për ta “kuptuar” njëherë e përgjithmonë origjinën e kohë-hapësirës (për ta zgjidhur njëherë e definitivisht problemin e kohë-hapësirës ajnshtaniane). Lajm i madh ky po se po, në dukje aq i thjeshtë, nuk tingëllon si diç “pompoze”, asfare lajm bombastik – pata bërë shaka…
***
Quanta-revista sikur i thoshte lexuesit se është vetëm çështje kohe, duke përdorur “de Sitter-holografiken”, duke i përdorur spekulimet dhe formulat matematikore do t’i zbërthejmë njëherë e mirë problematikat e tilla kozmike si “koha” dhe “hapësira”!