Eu-Shtrigat, gazetë e re : )

…gazetë e re, koncept, eu-shtrigat – dizajn i papërfunduar, dmth. konceptualizim i mbrojtur (dmth. s’bën t’na e “vjedhin” dizajnin), gazetë strikt vetëm për shtrigat e evropës, e ndaluar rreptësisht për shtriganat : )

***
…bërë vjet kjo grafika por s’prish punë, ashtu-kështu shtrigat gjitmonë aktuale : )
…dihet se shtrigat janë të rrezikshme, anise jo të gjitha do jenë të rrezikshme, kuptohet dhe kjo, sa i përket dizajnit keto janë ngjyrat e Evropës, të gjitha nuancat, te gjitha hijet, all the shades (including the 50 shades of grey) të rezervuara, nëse dizajni t’ishte për shtrigat e Shqipërisë (bie fjala dmth) kuptohet atëherë dizajni do duhej kuq-e-zi, nëse t’ishte për shtrigat e Kosovës do duhej pakashume të njëjtat ngjyra si ato të Evropes (për dizajnerin do ishte një grimë më lehtë, pothuaj copy-paste), por gjithashtu dihet se madje as shtrigat kuq-e-zi s’do jenë të gjitha të rrezikshme, herë-herë dhe ato mund t’jenë paqësore, merren me shtrigëri “pacifistike”, 100% faqebardha…

…sa për ngjyrat s’është nevoja të ngatërrohet neutraliteti, asnjanësia e ngjyrave, e kuqja e kuqe, s’mund t’i ngarkosh faj të kuqes, e kuqja përveç asaj idesë së ëmbël, përveç zemrës, përveç dëshirës, pasionit, përveç patriotizmit, flamurit… simbolizon dhe rrezikun, alarmin, gjakun, drama-tizmin, tendosjen, stresin, dhimbjen… etj etj. shumçka, s’jam ekspert i ngjyrave por dihet se e kuqja pafajësisht është ngjyra e kontrasteve ekstreme – shkurt e troç, kuq-e-zezat gjithmonë duhet patur frikë, anise rishtas duhet përsëritur, jo patjetër vlen për të gjitha, ka dhe kuq-e-zeza të mira, krykëput merren me shtrigëri paqësore, tekefundit ashtu thonë teoritë dhe opinionet që publikohen në gazetën Eu-Shtrigat : )