Trump – Can we at least say “Albania 2nd”?

(dora vetë Trump duke e lavdëruar super-shtetin, the Great Albania : )

…s’di kush e ka realizuar këtë video, mbase do jetë bërë dikur gjatë mandatit të parë të Trump, por e qartë se dikush nga shqiptaro-amerikanët (si supozim, ndokush nga ta i di punët e Trump kaq mirë + ato të “Albanisë”, kush tjetër : ) e meriton çmimin e akademisë (AMPAS) njësoj siç shpërblehen dhe ata filmat e Hollivudit, s’jam duke bërë shaka, dhe s’duhet hyr në hak të videografisë së shkurtër, meritat janë merita, ta “sqarosh” Trumpin komplet me gjithsej 2 minuta video, jo 1 por të takojnë 4-5 Oscars, meqë ra fjala, me sa di unë… asnjë film i Hollivudit s’e ka bërë deri sot, edhe filmat e Hollivudit janë “great” nganjëherë, por e keqja e tyre është se duhet ndenjur 2 orë ngujuar duke i parë, sikur filmat e tyre të ishin nga 2 minuta do bëheshin gazi i botës, s’do ishin askund, tepër rrallë do u takonte ndonjë Oscar, ndërsa kjo video qenka mrekulli, diç si kryevepër, madje 1 a 2 Oscars i takuakan dhe vetëm për efektet speciale, për efektet dhe montazhin audio-sonik, unë do e “zhysja” dorën në zjarr se vetë Trumpi ta ketë bërë filmin, aq bindëse videoja, dora vetë Trump duke e lavdëruar super-shtetin, Great, Greater, Greatest Albania : )
(s. guraziu – ap, n 24)