Tinëz Trump, një qytet nëntokësor me jashtëtokësorë !

( s. guraziu – ap, n 24 – humoreskë, pak humor )

…dihet se diaspora shqiptaro-amerikane është hallkë kyç kur është fjala e lobimit, e kultivimit dhe e ruajtjes së miqëqisë mes shqiptarëve dhe popullit të madh amerikan, dhe vetëm një Nol i Madh, dhe vetëm buzëqeshja e tij sikur mjaftueshëm e “simbolizon” miqësinë e dy kombeve, diasspora shqiptare e përtej oqeanit është thjesht diç si prush metaforik, një “vatër” e mirëfilltë, shkurt e troç “një zemër e zjarrtë” shqiptare që rrahë andej në Amerikë, dhe bukur kjo…

…po ashtu, siç dihet në Amerikë të gjithë janë “Amerikanë”, s’ka diskriminime, si pronë është e indigjenëve, Kolumboja pati qenë ndër “mysafirët” e parë të mirëpritur, por në kuptimin politik Amerika është e gjithkujt, është diç si “udhëkryq internacional”, pakashumë njësoj sikur dhe Hëna, u takon të gjithë tokësorëve, as kinez, eskimez as kikirez askush, asnjë frymor i kësaj bote s’mund të pretendoj ta “zaptojë” 1 luna-pëllëmbë, as 1 milimetër a centimetër të Hënës, tekefundit kështu janë marrë vesh njerëzia e planetit, duhet respektuar marrëveshjet internacionale, ndërkombëtarizmi s’i duron arrogancat…

…edhe në Amerikë me apaç e me indianë, me shqiptarë e meksikanë, madje dhe bizonët në savanë, të gjithë janë Amerikanë, ishte dhe vetë Ajnshtajni në Princeton, ai Ajnshtajni i madh pa çorapet, edhe ai pati qenë Gjerman a Zviceran por ja që në jetën e njeriut nuk i dihet, rrethanat e historisë e detyruan dhe atë të “bëhej” Amerikan – shkurt e troç, i gjithë rruzulli është prezent në Amerikë, internacionalizëm i mirëfilltë, të gjithë popujt i kanë “ekzemplarët” e vet atje, zor të shtyhesh me Amerikën sa i përket “internacionalizmit”, është vetë zemra e “internationales”…

…anise, dorën në zemër, për të qenë akoma më afër saktësisë, sa i përket “internationales” zor të shtyhesh me Amsterdamin e Lulandisë, aty jetojnë jo më pak por 177 nacionalitete të botës, është qyteti më “ndërkombëtar” i internacinales botërore, dhe sëkëndejmi është njëfarëlloj Kryeqyteti i mirëfilltë i Internacionales – pas Amsterdamit vjen Antwerp (i Belgjikës) si qyteti i 2-të “international”, me 160 nacionalitete, dhe i 3-ti i vërteti, metropoli madhështor New York, këtij i “takojnë” 150 nacionalitete…

…dhe kështu i bie se New York është i 3-ti në botë sa i përket “internacionales” (mos harroni, dikur dhe New York quhej “Amsterdam… New Amsterdam”, deshëm të vinim tek thelbi se kjo 3-shja vlen për metropolin New York, e saktë kjo, por NUK vlen për gjithë Amerikën, mos t’ju hutojë 3-shja njujorkeze, no way, Amerika i ka 50 e kusur shtete, padyshim s’ka nacionalitet të botës që nuk jeton në Amerikë…

…madje dyshohet se mund t’ketë dhe “alienë” (s’e kemi fjalën këtu për alienë-meksikanë, për të cilët ankohet Trump) por në kuptimin qytetarë të jashtëbotshëm, jashtëtokësorë, extraterrestrials etj etj., burime të ndryshme s’ndalen me dyshimet se andej diku rreth “Area 51” një qytet i madh nëntokësor është mbushur me jashtëtokësorë, është themeluar një metropolis komplet intergalaktik, jo eksperiment por biznes përnjëmend, njësoj si dikur Aleksandri i Madh që e pati themeluar Aleksandrinë në Egjipt (dhe me dhjetra qytete tjera gjithandej, for that matter : )

…edhe amerikanët, tinëz Trump janë duke synuar ta mbajnë sekret metropolin nëntokësor, sepse e dinë që Trump sëshumti do i ketë nja 4 vjet, edhe ky do e thyejë qafen e vet dhe s’do jetë më as në pushtet as President, ndërsa strategjikat afatgjata të Amerikës i tejkalojnë trumpizmat me gjithë lajthitjet e tij, dihet dhe kjo, është e vetëkuptueshme, tinëz tij amerikanët kanë dëshirë ta ruajnë monopolin intergalaktik, njësoj siç tani për tani e ruajnë, e kultivojnë dhe e shfrytëzojnë monopolin international (të Tokës, të planetit amë)…

…edhe kjo në rregull, super-rregull madje, jashtëzakonisht bukur, mirëpo ka një detaj që ia vlen të ceket, kësaj radhe shqiptaro-amerikanët (për neve si diasporë, por ata vetë janë Amerikanë) sikur janë të shtrënguar të sakrifikojnë diç, duhen nganjëherë dhe sakrificat, ata të Trump-Kampit (që kanë votuar për të) do e kenë të vështirë kësaj radhe me krenarinë, qëkur rishtas duhet t’i bëjnë vend ego-s trumpiste, njësoj si dikur gjatë mandatit të parë, në vend të Albania 1st, tashmë duhet kompromisi America 1st – Albania 2nd, mjaft delikate por s’ke ç’bën, duhet pajtuar me kompromiset, dhe vetë Ajnshtajni dikur qe “detyruar” të betohej, i la me Gjermanë e me Zviceranë, ua bëri “bye, bye”, me dorën në zemër, njësoj si Geronimo dikur, edhe ky solemnisht qe betuar se nuk do i hante fjalët, s’do ikte kurrë, do vdiste si një Amerikan i Madh…