Diç si përmirësim, jo palimpsest por “plotësim i vogël” informal!

(s. guraziu – ars poetica, n 24)


Gjenerali Wesley K. Clark dhe Presidentja e R. së Kosovës, Vjosa Osmani, Prishtinë, Nëntor 2024

…më vjen keq, por Presidenca e Republikës së Kosovës, duke i postuar fotot e Gjeneralit Clark së bashku me fotot e Presidentes Osmani, ishin “kursyer” jashtë mase nga fjalët për diçiturat e fotove, e po ashtu dhe vetë Presidentja Osmani, ishte “kursyer” për ta shprehur mirënjohjen ndaj Gjeneralit Clark sadopak më plotësisht, ndonjë mirënjohje publike sa më saktë, të plotë dhe pa u skuqur, 2-3 fjalët e saj i kishte postuar edhe Telegrafi (i Prishtinës – madje dhe në anglisht, është mirë ta kesh dhe edicionin inglizisht, padyshim bota i përcjell lajmet e Kosovës), gjatë bisedës kokë më kokë Presidentja do ta ketë shprehur mirënjohjen pa rezervë, padyshim… mirënjohjen më të thellë, me gjithë zemrën e vet e me gjithë ngrohtësinë e zemrës, duke e ngrohur gjithçka dhe me buzëqeshjen e vet, mirëpo publiku nuk i dëgjon fjalët e tyre (gjatë takimit në odajat e Presidencës), e gjitha çfarë publiku di është çfarë ata publikojnë pastaj në faqen zyrtare, si informim për publikun…

…ok, dhe mund ta kuptojmë, duhet sadopak mirëkuptim, mbase dhe s’munden aq troç e haptas sepse i bie t’jenë “formalizma”, duhet mjaft kujdes me formalizmat, secili shtet i ka krenaritë e veta, apo jo : ) edhe Kosova “relativisht” e vogël por me protokolar-izmat i takon t’jetë krenaroshe e maaaaadhe, njësoj sikur dhe ajo Kina e madhe – sidoqoftë, s’ka asgjë tragjike në këtë mes, për fat të mirë mundem UNË, krenaria ime është “informale” jo “formale”, s’jam shtet unë – kështu që po e bëj një lloj “plotësimi” të vogël, s’është nevoja t’më falënderojë as Presidentja personalisht por as Presidenca unanimisht… “s’ka përse”, s’më dhimbset asgjë për Kosovarlushen, njeriu nuk pyet ç’bëri vendlindja jote për ty, por ç’bëre TI për vendlindjen, kështu që “s’ka përse… always welcome”, le t’jetë gjysma inglizisht, njësoj si Telegrafi : )

…sipas nesh, minimumi do duhej të ishte pakashumë si vijon, jo patjetër me të njëjtat fjalë, por diç përafërsisht:

Gjenerali Wesley K. Clark, ish-Komandanti Suprem i NATO-s për Evropën, i cili i priu intervenimit të NATO-s në v. 1999, i cili intervenim do e sillte LIRINË e Kosovës dhe pothuaj 25 VJET PAQE, i cili intervenim i solli BUZËQESHJET, i ngjalli SHPRESAT, AMBICJET, i KOLORIZOI ËNDRRAT e POPULLIT TË TËRË, i cili intervenim e solli dhe SHTERFORMIMIN, PAVARËSINË, EKZISTENCËN E PRESIDENCËS (kështusoj dmth. ekzistencën e postit “President i Kosovës”, jo President Paralel, si i madhi Dr. Rugova dikur, ndjesë pastë, por PRESIDENT përnjëmend), e solli ZHVILLIMIN, MËKËMBJEN, PROGRESIN EKONOMIK, MIRËQENIEN, MBROJTJEN (ZHVILLIMIN-FINANCIMIN E USHTRISË, TË POLICISË), i cili intervenim e solli ASPIRATËN REALISTIKE PËR KYÇJEN BARAZISHT DHE FAQEBARDHË NË BASHKËSINË E POPUJVE TË EVROPËS, TË NJOHUR SI APARAT POLITIK me emrin “BASHKËSIA EVROPIANE” (BE – si shkurtesë etj etj. : ) madje e solli dhe vetë ASPIRATËN PËR ANËTARËSIMIN NË NATO-n (e Gjeneralit Clark), të asaj NATO-s ÇLIRIMTARE DHE SHPËTIMTARE TË KOSOVËS…

…etj. etj. sëpaku kaq si minimum, si diçiturë modeste për foton (kuptohet, nga unë, 100% informalisht : )