(s. guraziu – ars poetica, 21 n 2024)
…banane e shtrenjtë… me miliona – nuk i ka as 1 orë lajmi, aq i freskët, lajmi i botës duke na mahnitur se 1 banane e ngjitur në mur, gjoja “vepër arti” e një italiani, u shit në ankandin Sotheby për 5.8 milionë € (6.2 milionë $) – mekullia vetë, tashmë të tilla lajme sikur na bëjnë të ndjehemi “keq” që dikur çuditeshim, na dukeshin shtrenjtë, s’e kuptonim dot kur pikturat realistike, madje shpesh dhe me korniza (tekefundit piktura të “vërteta”, anise të stilit Pollock) shiteshin me dhjetra e qindra miliona $…
…se ç’kemi vajtur dëm, kemi hyr në “hak” të pikturave përnjëmend, shih tani ç’na gjeti, 1 banane e vetme dhe na bënë të ndjehemi si “majmunër të varfër tek shokohemi nga mediat dhe nga lajmet e të pasurve”, të “varfër” qëkur edhe sikur t’i kishim s’do i jepnim kurrë 6 milionë € për 1 banane të murit, bie fjala Bill Gates, Elon Musk, Jeff Bezos e të tillë kanë pasuri për ta blerë nga një kamion me banane, apo dhe nga 2, 5, 7, 10 kamionë, por s’kam dëgjuar t’kenë blerë ndonjë vepër arti bananeske : )
[ më poshtë linku i lajmit nga MSN (Microsoft) online – anise unë e “dëgjova” nga TV-ja holandeze ]
Famous duct-taped banana sells for €5.8 million at art auction
[ https://www.msn.com/en-xl/news/other/famous-duct-taped-banana-sells-for-58-million ]