(s. guraziu – ars poetica, n 24)
…në Parlamentin e Serbisë, më 25 Nëntor, sot paska patur tollovi… e lexova lajmin e REL, e pashë dhe videon, mirëpo vetëm bujë e potere, nuk kishte ndonjë “tymosje” (si në rastin e fqinjëve kosovarë, ndonjëherë… kur këtyre u teket ta tymosin), pakëz sikur i zhgënjyer që videoja kishte ngelur pa atë “dramatiken”, pa atë tendosjen e filmave, minimalja duhet pakëz epikalitet, pse duhet bërë zhurmë pa grushta, pothuaj sikur nonsens, gjoja tollovi kuvendore e “qytetëruar”, parlamentarët serbë nuk e kishin vënë në punë as grushtosjen, as tymosjen, as kashtosjen, as shqelmosjen, për çudi… asnjë boksier, asnjë grusht, vetëm shtyheshin e bërtisnin, thuase duke u fjalosur gratë e getos diku në periferi të Beligradit – pse t’mos jem i sinqertë, prisja boksa, prisja ndonë akt epik, prisja grushta dhe këso detajesh që i bëjnë videot politike sadopak më interesante… përndryshe “booooring”, monotone, janë lajme, e saktë kjo, por jo dhe aq interesante : )
https://www.evropaelire.org/embed/player/0/33215381.html?type=video