(s. guraziu – ap, n 24 – koment, sepse rrallë kokat e NATO-s nxehen kaq shumë)
…quaje si të duash problematikën raketore, dhe vetë Putinin ktheje në raketë, dmth. ngjitja një emër, Pinguin-Putin R1-77, apo vetëm Putin-Pinguin, ngelet detaj “teknik”, thelbi është se me 1 raketë të vetme, me një demonstrim (madje pa eksploziv bërthamik) dhe desh i “çmendi” Perëndimin, dmth. nga inati… jo se i frikësohen raketës si raketë (ashtu-kështu Rusia ka panumër sosh, përveç këso IRBM me rreze të mesme ballistike, Rusia ka panumër ICBM, MRBM, SRBM, SLBM etj. do duheshin 10 faqe ndoshta vetëm për katalogun e raketave ruso-sovjetike) por duke e vrarë mendjen s’i t’ia bëjnë me “hile” raketës Oreshnik akoma duke fluturuar, sepse pothuaj e paparatakueshme, e kjo i bie e paparashikueshme, e paparaparë, e papërballueshme, e papapap… plot pa-pa-pa mos pyet, fluturon tepër “lart”, tepër shpejtë dhe tepër tinëzisht – e gjitha çfarë i ngushëllon NATO-ekspertët tani për tani është se Rusia i ka vetëm disa këso raketash Oreshnik, prodhimi i tyre “masiv” tek duhet të fillojë, natyrisht fat i mirë ky detaj i logjikës…
…mund të shkruhet artikull prej 3 faqesh, apo 10 faqesh (madje 10 faqe do duheshin dhe vetëm për katalogun e raketave IRBM : ) mund t’i thurësh bashkë si kacel politikat, strategjikat, militarizmat (gjoja artikull ekspertësh për nevojat e ndonje reviste a gazete si Washington Post, Spiegel, Le Monde, Guardian e këso), por thelbi është se NATO-ja dhe gjithë ekspertët e sferës Perëndimore për momentin janë mbledhur, u janë nxehur kokat, rrallë kokat e NATO-s nxehen kaq shumë (mund t’jenë nxehur kështu dikur në rastin e Kosovës, kur duhesh nisur ajo kampanja e bombardimeve) po ashtu linjat e telefonisë strategjike ndërkombëtare padyshim janë nxehur e skuqur në kulm… 30 e kusur shtete duke e vrarë mendjen (padyshim e quajnë “telephonic brainstorming” o diç ngjashëm : ) vallë si ndalen raketat që fillimisht pothuaj dalin “jashtë” atmosferës, s’i kapë asnjë radar as satelit i NATO-s (sisteme të avancuara radarike që Ukraina dhe mund t’i përdor, huazuar nga NATO-ja), vallë si detektohet dhe paratakohet një raketë që fluturon me shpejtësinë prej 10 mah, ose 12.300 km/h, ose 3.40 km/s dmth. 1 sekondë dhe fijuuuuu s’është askund…
…kuptohet se për publikun duhet maturisht, asnjë media e botës nuk është se e ditkan “saktë”, hasim në lloj-lloj artikujsh të gazetave – varet nga burimet, nga motivet e shkrimeve, varësisht nga ku i lexojnë, varësisht kush ua nis kryeredaktorëve, tjetër çfarë shkruajnë blog-faqet dhe mediatikët e Internetit (në blog-faqen time mund të shkruaj dhe unë madje : ) ose bie fjala shërbimi sekret i Ukrainës e konsideron raketën “Oreshnik” t’jetë emër-kod i projektit raketor “Kedr”, jo ndonjë projekt i ri më i avancuar raketor, se Putini thjesht është duke hiperbolizuar lidhur me karakteristikat e raketës, duke “bluf-uar”, duke “ruletizuar” në stilin rus, edhe amerikanët (në nivel institucional) thonë se deklaratat e rreme të Putinit (rreth raketës Oreshnik) mund të konsiderohen një tjetër element i luftës së informacionit, diktatori Putin i hiperbolizon aftësitë e Rusisë për t’i bërë presion Perëndimit dhe Ukrainës…
[ ngjitur: thjesht një foto me “raketa ushtarake” nga Interneti, jo se është imazh i raketës “Oreshnik”… Interneti ende s’ka të tilla foto ]