Një “Bad Romance” intensive, e stilit “Lady Gaga”!

S. Guraziu – Ars Poetica, T 2018 (Koment, rreth romancës mes Basquiat dhe Madonna)

Vitin e kaluar, 2017, në ato gala-ankandet e kolektorëve të pasur a la “Sotheby”, një pikturë e Jean-Michel Basquiat (fare pa titull, “Untitled”) qe shitur për 110.487.500 $. Ishte çmim rekord në histori për 1 vepër të vetme nga një artist amerikan. Çmimi mbi “qindramilionësh” ishte gjithashtu më i madhi për një vepër të krijuar pas vitit 1980. E njëjta pikturë në v. 1984 në ankandin Christie qe shitur për vetëm 19.000 $. Pra e qartë, 19 mijë $ dhe 110 milionë $ ka shuuuumë dallim.

S. Guraziu – Ars Poetica, T 2018 (Koment, rreth romancës mes Basquiat dhe Madonna)

***
Në vitin 1982 mes pop-këngëtares amerikane Madonna dhe artistit Jean-Michel Basquiat pati ndodhur një lidhje e shkurtër, njerëzit thonë se romanca e tyre i pati influencuar karrierat artistike të të dyve. Madonna e pati lënë, sepse dhe ishin fare të “ndryshëm”, ajo ishte ambicioze, e shëndetshme, e disiplinuar… ose kujdesej për “look” e për shëndetin, ndërsa ai merrej me drogë, me alkohol, në atë kohë madje pati filluar të përdorte dhe heroinë.
Madona pati treguar se ndonjëherë Basquiat zgjohej në 4 të mëngjesit dhe ashtu si i jermatisur, si në “trans” merrej me pikturat e veta. Ajo po ashtu pati rrëfyer se kur qenë ndarë, kur ajo e pati lënë, të gjitha pikturat që ia pati “kushtuar” apo që ia kishte falur asaj, i pati marrë dhe i pati prishur duke i ngjyrosur me të zezë.

Edhe Madonna edhe Basquiat ishin në fillimet e rrugës së tyre artistike, Basquiat e gëzonte një miqësi të ngushtë me artistin Andy Warhol, vetë ishte një emër që sapo qe shfaqur në skenën artistike (njerëzit thonë se pati rënë në sy pakëz dhe sepse i favorizuar nga Andy Warhol, por kjo është fare normale, gjithmonë ka qenë dhe do t’jetë normale, cilindo talent dikush duhet ta “zbulojë”, qoftë më herët a më vonë).

Ndërsa Madonna atëbotë vetëm sa kishte debutuar me këngën “Everybody” (deri atëherë ishte kënga e vetme e saj), dhe tashmë ishte duke punuar në “Lucky Star “, këngë që do ta katapultonte në skenën muzikore amerikane.
Vetëm 6 vite tutje nga “njohja” e tyre, dhe Basquiat do të vdiste (ishte vetëm 27 vjeç), ndërroi jetë në v. 1988 pas marrjes së një doze të madhe, si teprim serioz, të heroinës. Pak vite më vonë, në v. 1992, Madonna e pati financuar në lloj “retrospektive” dedikuar artistit Jean-Michel Basquiat në muzeumin Whitney të Nju Jorkut.

Jean-Michel Basquiat (1960-1988) – Jim Crow, 1986

 

Jean-Michel Basquiat (1960-1988) – La Hara, 1981