Virusi COVID-19 paska qenë “monstër laboratorik”!

…gjithmonë kam dyshuar… ja tani doli e vërtetë, unë madje pata shkruar në v. 2021 : (

***
…në kuadër të artikullit Gërshërët Gjenetike – Vegël për Rishkrimin e ‘Kodit të Jetës’! (S. Guraziu – Ars Poetica, Maj 2021), ndër të tjera pata shkruar se si dy heroina të shkencës gjenetike u nderuan me çmimin Nobel për shpikjen e “gërshërve” – çmimi Nobel 2020 për Kimi iu dha bashkërisht shkencëtareve Dr. Emmanuelle Charpentier dhe Dr. Jennifer A. Doudna. Ato u nderuan me çmimin Nobel me motivin e pëshkruar shkurt: “për zhvillimin e një metode për editimin e gjenomit”. Shkencëtarja franceze Charpentier dhe ajo amerikane Doudna e zhvilluan një sistem briliant shkencor me emrin CRISPR-Cas9. Ose më e thjeshtë të thuhet i shpikën një palë “gërshërë gjenetike”, vegël për t’prerë “kodin e jetës”… shpresohet që ky sistem i sofistikuar “gërshërësh” të përdoret për trajtimin e sëmundjeve gjenetike, e jo për ndonjë diç tjetër të frikshme – dhe e pata cituar autorin Neal Baer lidhur me frikën e tij nga laboratoret:

“…kuptohet se COVID-19 është diç e frikshme. A mundet një shkencëtar i “çmendur” ta përdorë CRISPR (dmth. gërshërët gjenetike) për ta sjellur në jetë një pandemi tjetër? Shqetësohem që CRISPR mund ta bëjë COVID-19 të duket si lojë e fëmijëve (krahasuar me ndonjë pandemi të re). CRISPR është një mjet i ri gjenetik që ua mundëson shkencëtarëve për t’prerë një sekuencë të ADN-së në gjenomin e një organizmi dhe ta zëvendësojnë atë me një tjetër. Shpresa është që ky sistem i sofistikuar “gërshërësh” do t’përdoret për trajtimin e sëmundjeve gjenetike… e jo për diç tjetër të mendjeve të errëta “shkencore”. Meqë është dhe ana e errët e CRISPR. Një shkencëtar i “çmendur” ose “biohacker” me njohuri bazike të laboratorit mund t’blejë sekuenca të ADN-së dhe, duke përdorur CRISPR, t’i manipulojë ato për t’bërë një virus edhe më panik-nxitës, edhe më vdekjeprurës…” – shkruante Baer.

***
[ artikulli në revisten Science ]