Ikni nga faqet e “ëmbla”, sa më larg bakllavave !

(sg – ap, d 24)

e zbulova faqen më të ëmbël në Fb – paska një faqe enkas për bakllava (në Facebook), dhe s’paska asnjë foto ndryshe përveç tepsi rrumbullake plot me bakllava, sakaq u trazova… ika menjëherë, sepse u bakllavizua mendja, tullumbat, sarajliat, çartatliat, bakllavat dhe në përgjithësi ëmbëlsirat janë mos pyet, nuk shijohen prapa xhamit, kot i sheh nga andej xhamit, madje dhe në xhamin e ëmbëltores së qytetit, kot nëse nuk je brenda, ëmbëlsirat nuk shijohen nga jashtë…

…e mbylla, ika, menjëherë u largova, sidomos kur e kuptova që bakllavat qenkan 2000 km larg, faqja qenka nga Lipjani, ambëlsi kosovarçe në stilin allaturka, kot e lëmon njeriu gjuhën, dëshiro dhe çmendu por kot, ngelesh me gishtat n’gojë, shkurt duhet ditur hallin vetes, duhet ikur nga faqet e ëmbla… ikni nga faqet e sheqerosura, sa më larg bakllavave…

…jo vetëm sepse të dëmshme për shëndetin, por dhe sepse, sepse në rastin tim edhe po të doja s’ka si porositen, zor se m’i nisin, ndoshta s’ia vlen as barra qeranë, më shtrenjtë del transporti se gjithë tepsia, psh. NASA ua pati nisur ca portokalle astonautëve në ISS, që ta shijonin dhe ata të ngratit ndonjë pemë natyrshëm, problemi është se 1 kg i pati kushtuar NASA-s mbi 10.000 $, apo ndoshta dhe 30.000 $ s’më kujtohet tani aq saktë, por di që portokallet më të shtrenjta në historinë e njerëzimit : )