Inaugurimi Trumpidencial – Froni imagjinar…

(sg, 15 j 25)
[ Inaugurimi Trumpidencial – Froni imagjinar, sipas fansave dhe sipas Trumpidentit ]

…meqë po afrohet dita e inaugurimit Trumpidencial, dhe meqë s’dimë çfarë duhet thënë me ndonjë artikull (ashtu-kështu s’na e boton kush, për fat të keq s’na njohin, as Washington-Posti as New York-Posti), ndoshta dhe grafikisht mund të kontribuohet, jo vetëm me fjalë, andaj e bemë 1 kartolinë (me ndihmën e AI), sipas nesh majtas është versioni imagjinar i fansave, kudo që janë, anembanë botës, sikur dhe imagjinata e të gjithë votuesve të tij atje në Amerikë, madje dhe e shqiptarëve të disasporës që patën ikur dikur nga komunizmi dhe që i tremben dhe sot e kësaj dite, prandaj dhe ngelën andej oqeanit, i arsyeshëm moskthimi në atdhe, sepse kur e ke frikë komunizmin s’ke as si kthehesh, dhe kështu dmth. duke votuar për Trumpidentin e çelikosën besimin e tyre “o trumpizmi o komunizmi”, i thanë komunizmit “stop, shporru nga Amerika, ik andej diku në Kinë a në Rusi…” – ndërsa djathtas sipas nesh grafika e paraqet imagjinatën e vetë Trumpidentit, siç i duket atij froni dhe shkëlqesia e vet, më 20 Janar 2025…

(grafikat: stablediffusion engine)