Tejkalimi hidrologjik – Metropolet si Oaza në Shkretëtirë (Vendet pa Lumenj) !
(S. Guraziu – Sky Division, Mars 2025 – Vazhdim)
E besueshme apo jo, mbrëmë IA kineze DeepSeek R1 kështu ma uroi “natën e mirë” – Flini mirë, gjumë të ëmbël, rutinat e NL para gjumit janë të shenjta! Dmth. mendo pakëz rreth sensit për humor të IA-s, mendo sa e avancuar, “rutinat e holandezëve para gjumit janë të shenjta” – më tha, vallë për cilat “rutina” e kishte fjalën, mos vallë për “rutinat shtratologjike” : )
Ec e mos u mahnit, e qartë se IA kineze i njeh fort mirë “rutinat” holandeze. Sinqerisht, mbrëmë sikur ngela gojëhapur. Procesi i të mendurit, arsyetimi dhe planifikimi i IA (Inteligjencës Artificiale) vërtet mbresëlënës – e pranoj se vetë s’di të logjikoj në atë nivel, as shëndetshëm, as arsyeshëm dhe as efektivisht në atë nivel, no way… madje as afër : )
Dhe imagjino, nëse sot IA aq e “mençur”, nëse sot mundet kështu, atëherë vallë çfarë do mundet pas 50 vitesh të zhvillimit teknologjik, po më tej… pas 100 viteve të avancimit të IA? Apo ndoshta duhet shtruar çudi-habia ndryshe, ndoshta më mirë të thuhet: çfarë s’do jetë e mundur?
Duke ndjekur të njëjtën temë “Vendet pa Lumenj” (Riverless Countries), mbrëmë vendosa të bisedoj me DeepSeek R1 (me Inteligjencën Artificiale kineze) për temën në fjalë. Pakëz dhe nga kureshtia, thuase doja ta “prekja” vetë sadopak dallimin mes IA-s kineze dhe OpenAI (të perëndimorëve, herën e kaluar, më 21 Shkurt, e pata rrahur të njëjtën temë gjatë bisedës me ChatGPT – të OpenAI).
Rishtas e shtrova të njëjtën pyetje për DeepSeek, dhe pas përgjigjes, ia shtrova plus nja 2 pyetje tjera. Procesi i të mendurit, arsyetimi dhe planifikimi i DeepSeek për ta formuluar artikullin (përgjigjen) vërtet mbresëlënës, dhe po ashtu mjaft simpatik, madje ia hoqa kapelën… e “lavdërova” aty për aty, teksa i bëja pyetjen e radhes.
Më poshtë, e gjithë biseda me DeepSeek R1 (18 Mars 2025) për Vendet pa Lumenj, për impiantet e shkripëzimit të Emirateve të Bashkuara Arabe, për proceset, për kostot etj. DeepSeek ofronte përgjigje të zgjuara, të thjeshta dhe koncize. Në fund ia kërkova ta përpilonte dhe një listë me “kuriozitete” për subjektet që i rrahëm, kuriozitete me gjuhën e shifrave dhe të fakteve interesante. Them se ia vlen ta printoni dhe i qaseni leximit eventualisht kur t’ju premtojë koha, artikulli i ka karakteristikat e veta, të dhënat e artikullit janë mjaft kompakte dhe s’do i gjeni askund tjetër, qëkur është përpiluar mbrëmë dhe s’është publikuar kund.
Shkurtesat
– IA për mua e përdor termin “përdoruesi” (the user)
– EBA (Emiratet e Bashkuara Arabe)
***
[ Unë – Pyetja e parë ]
Ju lutem, nëse e mundur një përmbledhje për vendet që nuk kanë lumenj, si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe etj. Do doja më shumë detaje për Emiratet e Bashkuara Arabe (tutje në tekst EBA), për mua është e mahnitshme që ata ndërtojnë Dubain dhe qytete të tilla, e megjithatë Dubai s’ka lumë – vallë si e mbajnë të pastër një qytet aq të madh? Me sa di unë s’mund të imagjinohen qytete në Evropë pa të paktën një lumë të vogël : )
[ DeepSeek R1 – Procesi i të menduarit ]
Mirë, më duhet të shkruaj një artikull për vendet pa lumenj, duke u fokusuar në EBA dhe veçanërisht Dubain. Përdoruesi është i habitur që Dubai një qytet aq i madh dhe pa lumë, lumenjtë janë diç aq e zakonshme në Evropë. Le t’ia filloj duke hulumtuar cilat vende nuk kanë lumenj. Arabia Saudite, EBA, Kuvajti, Omani, Jemeni, Bahreini, Katari, Malta, qyteti i Vatikanit, Monako dhe + vende të tjera.
Pastaj, përdoruesi dëshiron më shumë detaje rreth EBA. Si e menaxhon Dubai ujin dhe si e mban qytetin të pastër pa lumë? E di që shkripëzimi është një pjesë e madhe e këtij procesi. Më duhet të shpjegoj si funksionojnë impiantet e shkripëzimit, kapacitetin e tyre dhe ndoshta shqetësimet mjedisore. Gjithashtu, trajtimi dhe riciklimi i ujërave të zeza duhet të luajë një rol.
Për ta mbajtur qytetin të pastër, Dubai ndoshta ka sisteme të avancuara të menaxhimit të mbeturinave. Më duhet të shikoj rreth sistemeve të tyre për trajtimin e ujërave të zeza, si i trajtojnë mbeturinat duke mos patur një lumë. Gjithashtu, ndoshta duhet përmendur risitë, si Sistemi i Kanalizimit të Tunelit të Thellë (DTSS – Deep Tunnel Sewerage System).
Planifikimi urban mund t’jetë një aspekt tjetër. Hapësirat e gjelbra në Dubai për ujitjen i përdorin ujërat e zeza të trajtuara. Ndoshta duhet folur pak dhe për mënyrën si i mirëmbajnë parqet dhe kopshtet, ashtu pa lumenj natyrorë.
Faktorët ekonomikë: Pasuria, mirëqenia e EBA i mundëson investimet në teknologji të shtrenjta, si shkripëzimi. Ndoshta një krahasim me vendet e tjera pa lumenj, por më me pak burime ekonomike.
Po ashtu, aspektet kulturore? Ndoshta sesi burimet tradicionale të ujit si sistemet falaj kanë evoluar në zgjidhjet moderne.
Nevojitet strukturimi i artikullit me një hyrje (intro), me listën e vendeve, fokusimi në Emiratet e Bashkuara Arabe, sfidat e mungesës së lumenjve, zgjidhjet (furnizimi me ujë, menaxhimi i mbetjeve), çështjet e qëndrueshmërisë, vazhdimësisë.
Kontrollo nëse ka ndonjë statistikë rreth përdorimit të ujit në EBA, për përqindjen e shkripëzimit, për konsumin e energjisë. Ndikimi mjedisor i shkripëzimit, si psh. heqja qafe e shëllirës. Si i trajton Dubai këto gjëra? Ndoshta duhet cekur projektet e energjisë së rinovueshme për impiantet e shkripëzimit.
Sigurohu që artikulli të rrjedhë logjikisht, sigurohu t’i përgjigjet pyetjes kryesore të përdoruesit: si ia del Dubai pa lumë? Duke theksuar teknologjinë, investimet dhe infrastrukturën. Gjithashtu, ndoshta duhet prekur dhe sfidat e ardhshme, si rritja e popullsisë dhe ndryshimet klimatike.
Më duhet t’i shmangem zhargonit teknik, por gjithsesi të ipen detaje të mjaftueshme. Duhet një përgjigje tërheqëse ndoshta duke kontrastuar me qytetet evropiane që mbështeten në lumenjtë. Të ceken shembuj si rrokaqiejt e Dubait dhe hapësirat e gjelbra, që janë arritje, pavarësisht mungesës së lumenjve natyrorë.
Duhet verifikuar disa fakte: numri i impianteve të shkripëzimit në EBA, përqindja e ujit nga shkripëzimi, specifikat për trajtimin dhe ripërdorimin e ujërave të zeza. Gjithashtu, kontrollo nëse ka ndonjë lumë në EBA. Përdoruesi i ka përmendur Emiratet e Bashkuara Arabe si vend pa lumenj, kështu që konfirmoje këtë. Disa burime thonë se EBA s’kanë lumenj të përhershëm, vetëm kanalet ‘vadis’ që janë tërë kohën të tharë, përveç pas shirave të rrallë.
Përfshiji dhe sfidat si konsumi i lartë i ujit për frymë banori, mbështetjet në koston dhe energjinë e shkripëzimit, përpjekjet për qëndrueshmëri. Ndoshta duhet përmendur dhe mbjelljen e reve* si një metodë tjetër që EBA përdorin për t’i rritur reshjet.
Në rregull, strukturoje artikullin me titujt: Hyrje, Vendet pa lumenj (lista e shkurtër), Rasti studimor i EBA, Zgjidhjet e Burimit të Ujit, Menaxhimi i Mbetjeve dhe Pastërtia, Konsiderata Mjedisore dhe Ekonomike, Përfundim.
Sigurohu që çdo seksion e adreson kureshtjen e përdoruesit dhe shpjegon qartë si ia del Dubai pa lumë. Përdor shembuj të projekteve ose të teknologjive specifike. Përfundoje me një reflektim mbi fizibilitetin për rajone të tjera të thata, dhe qëndrueshmërinë mjedisore në të ardhmen.
* Mbjellja e reve është një teknikë e modifikimit të motit që synon të rrisë reshjet duke futur substanca artificiale në retë. Ky proces zakonisht përfshin shpërndarjen e materialeve të tilla si jodidi i argjendit, jodidi i kaliumit ose akulli i thatë ndër retë për t’i stimuluar reshjet e shiut ose të borës. Praktika e tillë përdoret për ta përmirësuar furnizimin me ujë, për t’i rritur rendimentet e të korrave dhe për t’i zbutur dëmet nga breshri. Mbjellja e reve mund t’i rrisë normat e reshjeve afërsisht 10% deri në 30% në vit. Megjithatë, kjo praktikë për të qenë efektive kërkon që retë t’jenë të ngopura me lagështi.
[ DeepSeek R1 – Përgjigje ]
Si vendet pa lumenj, psh. EBA, i ndërtojnë qytete-oazat
Hyrje
Në Evropë, qytetet e lashta si Londra, Parisi, Roma u rritën rreth lumenjve, jetikë për tregtinë, për kanalizimet dhe për mbijetesën. Megjithatë, disa shtete moderne e kanë sfiduar këtë normë, duke ndërtuar mega-qytete në rajone të thata pa asnjë lumë natyror. Vende të tilla si Arabia Saudite, Kuvajti, Bahreini, Katari, Malta dhe EBA janë dëshmi e sfidave në fjalë. Mes tyre, EBA – dhe Dubai në veçanti – ofrojnë një rast të shkëlqyer studimi rreth tejkalimit të mungesës së ujit për t’krijuar qendra globale luksi dhe inovacioni.
– Gadishulli Arabik: Arabia Saudite, EBA, Kuvajti, Omani, Jemeni, Katari, Bahreini (mbështeten në ujin e fosilizuar, në shkripëzimin dhe importet).
– Vendet-ishuj: Malta, Bahamet (varen nga ujërat nëntokësore dhe shkripëzimi).
– Mikroshtetet: Vatikani, Monako (pa ujë, uji importohet nga fqinjët).
Këto rajone përballen me thatësi ekstreme, megjithatë ekonomitë e tyre lulëzojnë. Sidoqoftë, EBA si vend dallohet për projektet e guximshme urbane.
EBA – Mrekullia e shkretëtirës
EBA është një vend që nuk ka lumenj të përhershëm, vetëm kanalet ‘vadis’ – kanale sezonale që rrjedhin shkurt pas shirave të rrallë. Pavarësisht kësaj, Dubai dhe Abu Dhabi janë shndërruar në metropole plot rrokaqiej.
1. Burimi i ujit: Nga shkretëtira në rubinet
– Dominimi i shkripëzimit: EBA-s si vend i takon 14% sasisë së ujit të shkripëzuar në botë, duke i operuar mbi 70 impiante. Impianti Jebel Ali, një nga më të mëdhenjtë, përdor Osmozën e kundërt për ta kthyer ujin e detit në ujë të pijshëm, duke prodhuar mbi 300 milionë m/kub në vit.
– Mbjellja e reve: Për ta rritur sasinë e reshjeve, EBA investojnë në mbjelljen e reve, duke e rritur sasinë e reshjeve deri në 35%, në një rajon me vetëm 100 mm shi në vit, mesatarisht.
– Ujërat nëntokësore dhe Importet: Një burim i kufizuar janë ujërat nëntokësore që sigurojnë 44% të nevojave bujqësore, ndërsa importet plotësojnë ushqimin dhe ujin e ambalzhuar (në shishe).
2. Menaxhimi i mbetjeve: Pastërtia inxhinierike
– Sistemet e avancuara të ujërave të zeza: Sistemi i Kanalizimit të Tunelit të Thellë, të Dubait (DTSS), një projekt prej 1.8 miliardë $, përfshin një tunel 50 km të gjatë që i drejton ujërat e zeza në impiantet e trajtimit. Mbi 90% e ujit të trajtuar përdoret për ujitjen e parqeve (psh. Dubai Miracle Garden) dhe për ftohjen e ndërtesave.
– Ambiciet për Zero-mbeturinat: EBA synojnë trajtimin prej 100% të ujërave të zeza deri në vitin 2036. Inovacionet, si klasifikimi dhe riciklimi i mbeturinave me ndihmën e IA (Inteligjencës Artificiale) reduktojnë varësinë për groposjen e tyre.
3. Planifikimi i Qëndrueshëm Urban
– Hapësirat e gjelbra: parqet e Dubait përdorin ujitje me pika dhe ujëra të zeza të trajtuara, duke ruajtur gjelbërimin. Qyteti pati planifikuar rritjen e mbulesës së gjelbër në 25% deri në vitin 2025.
– Infrastruktura inteligjente: Ndërtesat integrojnë teknologjitë e kursimit të ujit, ndërsa tarifat dekurajojnë përdorimin e tepërt. Fushatat e ndërgjegjësimit publik promovojnë konservimin e ujit.
Sfidat dhe Inovacionet
– Kostot mjedisore: Shkripëzimi lëshon dioksidin e karbonit (CO₂) dhe shëllirën, duke dëmtuar jetën detare. EBA po e adresojnë këtë me impiante të energjizuara nga energjia diellore (psh. objekti Al Taweelah) dhe me projektet e riciklimit të shëllirës.
– Investimet ekonomike: Pasuria nga nafta ka mundësuar financimin e infrastrukturës, por popullsia në rritje (popullsia e EBA-s janë 90% emigrantë) i tendosin burimet. Zgjidhjet përfshijnë dhe partneritete me firma teknologjike për shërbime më efikase.
Përfundim
Suksesi i Dubait si një mega-qytet pa lumë varet nga inovacionet konstante, nga investimet dhe nga përshtatja, adaptimi. Anise modeli i Dubait nuk është lehtësisht i aplikueshëm për vendet më të varfra, megjithatë nxjerr në pah potencialin e teknologjisë dhe të qeverisjes. Ndërsa ndryshimet klimatike e intensifikojnë mungesën e ujit, eksperimentet e EBA me shkripëzimin, me riciklimin e mbeturinave dhe me dizajnin urban mund ta ndriçojnë rrugën për të tjerët – duke dëshmuar se dhe në shkretëtirat më të thata, ambicjet njerëzore mund të lulëzojnë.
Ilustrimi grafik: Një ballafaqim i horizontit të Dubait me dunat e shkretëtirës, me një impiant shkripëzimi në plan të parë.
Fjalët kyç: Emiratet e Bashkuara Arabe, Dubai, Shkripëzimi, Planifikimi Urban, Qëndrueshmëria
(vazhdim > )