Fjala e fundit e IA për foto-realizmin #1-3

(sg – sky division, 9 prill 2025 – ca portrete, dhe koment)

(…nëse t’na ishte IA ndonjë person i mençur, ndonjë shkencëtar, vitin e kaluar do i takonte Nobel i mirëfilltë : )

Them se disa segmente të shkencës e të teknologjisë vërtet për t’u mahnitur sa shpejt zhvillohen dhe avancohen. Ka ca tjerash, ca shkencash thuase u ngjajnë “breshkave”, u duhet 1 shekull për ta hedhur nga 1 hap të vogël aty-këtu : ) Mirëpo s’është me të gjitha njësoj, nganjëherë gjërat lëvizin aq shpejt, pothuaj sikur na merret dhe mendja nga shpejtësia.

Inteligjenca Artificiale (IA) veç e meriton mirënjohjen e botës shkencore për ndihmën në fushën e kimisë, sidoqoftë po i shtoj në fund dhe pak fjalë rreth shkencës prapa IA-imazheve – shkencat ashtu-kështu të lidhura.
Siç e dimë, u ndanë madje dhe Nobela për zbulimet kryer me ndihmën e IA (vitin e kaluar, për AlphaFold2), po t’mos ishte IA do duheshin ndoshta dhe dekada tjera. Parashikimi i strukturave proteinike tredimensionale ishte sfidues për dekada të tëra, veç patën kaluar dekada duke u marrë me të njëjtën problematikë (rreth strukturës së proteinave) por arritjet patën qenë “minimale”, krahasuar me hovin pas ndihmës së IA.

Ky kontribut specifik i IA ishte më i madhi dhe më i rëndësishmi, kontribut direkt i Inteligjencës Artificiale për avancimin e njohurive në fushën e gjerë shkencore siç është Kimia. Dhe dihet sa të rëndësishme janë proteinat, ato i kontrollojnë dhe i drejtojnë të gjitha reaksionet kimike, të cilat së bashku janë vetë baza e jetës, ashtu thuhet sepse pa to s’mund t’ketë as ekzistencë as jetë. Ku ka më e rëndësishme se kaq : )
Dhe shih pothuaj si “ironi”… pikërisht në këtë drejtim të shkencave rreth JETËS do vinte kontributi jashtëzakonisht i madh i Inteligjencës Artificiale.

Vitin e kaluar, 2024, çmimi Nobel për Kimi u nda nga 3 kontributorë të shkencës, gjysma e Nobelit i takoi laureatit David Baker “për dizajnimin e kompjuterizuar të proteinave”, ndërsa gjysmën tjetër e ndanë Demis Hassabis dhe John Jumper “për parashikimin e strukturës së proteinave”. Dmth. Demis Hassabis u nderua me 1/4 e Nobelit, dhe John Jumper me 1/4 tjetër.

Në v. 2020, Demis Hassabis dhe John Jumper e prezantuan një model të IA të quajtur AlphaFold2. Me ndihmën e këtij modeli ata do ishin në gjendje të parashikojnë strukturën e pothuajse të gjitha proteinave të njohura. AlphaFold2 (AF2) është zhvilluar nga DeepMind (e Google, nën udhëheqjen e D. Hassabis), dhe pas dekadave të “ngadalshme” me proteinat tashmë dihen pothuaj të gjitha strukturat e proteinave të njohura deri sot.

Dhe kjo është diç jashtëzakonisht e madhe, duhet cekur se rëndësia e kësaj ndihme të IA është e jashtëzakonshme, shkencëtarët thonë se parashikimi i saktë i strukturave të proteinave mund ta përshpejtojë dramatikisht kuptimin rreth mekanizmave biologjikë, dhe kështu të sigurojë një bazë të fortë për zhvillimin e farmakologjisë, për zhvillimin e sigurt të ilaçeve dhe të barnave të ndryshme. Dihet sa të rëndësishme janë ilaçet… no comment, dhe dihet kujt duhet “hequr kapelën” (IA-s) prapë no comment : )

***
Fjala e fundit e IA për foto-realizmin – #3

Kur është fjala për “shpejtësinë” e zhvillimeve, ngjitur së bashku me disa portrete-eksperimente, po i shtoj dhe 2-3 fjalë sa për ta shpalosur mahnitjen rreth dinamizmit zhvillimor të IA-s
Në Shtator 2024, një grumbull autorësh rrotull platformës “Playground Research” e publikuan dokumentin “Improving Text-to-Image Alignment with Deep-Fusion Large Language Models”, i cili dokument mund të shkarkohet këtu: [ https://arxiv.org/html/2409.10695v1 ] dhe dmth. nga Shtatori i vitit të kaluar s’i ka as 1 vit, më kujtohet si SOT se çfarë ishte kualiteti i FOTOREALIZMIT vitin e kaluar, dhe dmth. krahasuar me çfarë është tani, them se vërtet për t’u mahnitur sa shpejt zhvillohen dhe avancohen disa gjëra.

Me ndihmën e foto-realizmit të portreteve thuase mund t’i dokumentoj ndryshimet, pasi janë ndryshime që pothuaj sikur i kam “prekur” vetë. E pata lexuar pjesërisht publikimin e tyre, jo se më duhej gjë por më shumë nga kureshtia lidhur me zhvillimet marramendëse të inteligjencës artifiça. Atëbotë qe bërë rreth gjysmë viti, apo 1 vit që pata filluar me eksperimentet (aty-këtu, nga gjysma e 2023), e saktë se ekzistonin dhe më herët (gjatë 2022) por AI-gjenerimi i imazheve ishte siç ia themi në “pelenat” e zhvillimit, ende nuk ishin avancuar për të qenë ndonjë vegël interesante.

Tashmë “Playground” nuk është aktive në kuptimin siç ishte deri atëherë, kompania sikur e pati ndryshuar “kursin”, tashmë nuk mund të gjenerohen imazhet direkt, kërkimet dhe zhvillimin e AI për imazhet kompania e ka orientuar kah një model ndryshe i biznesit. Portretet ngjitur këtu për mua janë “dëshmia” e kësaj mahnitjes që e ceka rreth shpejtësisë – provë nga unë vetë duke e përdorur fuqinë e IA-s, them “provë” qëkur pothuaj sikur e di kur ishte në “pelena”, pastaj në “brekushe” dhe shih pastaj… nëse t’na ishte IA ndonjë person i mençur, ndonjë shkencëtar, vitin e kaluar do i takonte Nobel i mirëfilltë : )

 
[ fjala e fundit e IA për foto-realizmin ]
…herën e kaluar pata bërë pak dhe shaka, kësaj radhe jo : )
(sg – sky division, 3 prill 2025)

[ fjala e fundit e IA për foto-realizmin ]
(sg – sky division, 23 mars 2025)