Politikat shqiptare “pa fjalë”, pa asnjë fjalë

(s. guraziu – ars poetica, prill 2025 – pak humor)

(sa bosh kuvendi kosovar, as vetë “tymi i Kurtit” dikur s’e pati boshatisur kështu : )

…politikat shqiptare “pa fjalë”, pa asnjë fjalë, thjesht grafikisht, anise ekuacioni “1F = 1000F” patjetër se vlen (dmth. 1 foto sa 1000 fjalë) – sidoqoftë, ca fjalë na duhen për të sqaruar PSE “pa fjalë”…

… Gazeta Shqiptare, duke i përdorur sondazh-teknikat italiane “Noto Sondaggi – Instituto Demoscopico”, i kishte pasqyruar “prirjet e votës” për qarqet kryesore shqiptare, e qartë se veglat prapa janë të besueshme, sepse janë italiane, sondazhet në Shqip me ndihmën e italisht-teknikave : ) i fut ca shifra sipas hamendësisë sate, me justifikimin si vijon: “Nëse zgjedhjet kombëtare për Parlamentin e ri do mbaheshin nesër, cilën parti do votonit? – dhe voila, softueri italian i shfaq ca rezultate, shqiptarët i lexojnë dhe i besojnë…

…faktet dhe detajet se si është “ardhur tek ato grafika” Gazeta Shqiptare sqaron si vijon: sipas sondazhit të realizuar me votues të 2021-shit, rezulton se Partia Socialiste kryeson në Tiranë dhe pretendon të fitojë nga 17 deri në 19 mandate. Ndërkohë që në zgjedhjet e 2021 fitoi në kryeqytet 18 mandate deputetësh. Duket se PS në këtë sondazh mund të arrij nga 44% deri në 48 % : )
ec e mos buzëqesh, gazetari se jo mahi, i përdor shifrat e 2021 për t’i arritur prognozat e 2025 – ashtu ka “dëshirë” Gazeta Shqiptare, dhe ashtu u thotë lexuesve të vet : )

…ndërsa politikat kosovare me 1 foto të vetme, s’duhet as sondazhe as gjë – jo hera e parë dështuese, as hera e 2-të, hera e 3-të, thoshin “e treta e vërteta”, mirëpo si duket s’vlen për kosovarët (tekefundit nuk vlen për politikanet – ngelin pykë, sepse mendjen çykë, s’e leshojne perin, në fakt e trashin e bëjnë tërkuzë), dhe shih sa bosh kuvendi kosovar, thuase Kosova s’e ka më asnjë politikan gjallë, tashmë e tutje rehat, s’na duhen më as politikat as pollavrat, as vetë “tymi i Kurtit” dikur s’e pati boshatisur kështu : )