| – – –
“Shqipëria turistike” nuk ka ekzistuar kurrë në historinë e kombit tonë. Atë që vendet e mesdheut kanë më shumë se një shekull, dhe investojnë, për ne shqiptarët është një zhvillim i ri. Kurrë më parë nuk kemi pasur një “Shqipëri turistike”:
– as në mbretëri,
– as në komunizëm,
– as në demokraci.
Sot Shqipëria mes 1000 halleve dhe problemeve është “parajsa mesdhetare” e pa eksploruar nga bota. Dikur ishin aq të pakët turistët në Shqipëri sa kur kalonin në rrugë mbetej në hundët tona disa ditë era e parfumit dhe sapunit që përdornin ata “jashtokësorë” që kalonin në Bulevardin e Tiranës. Ne fëmijët e asaj periudhe themi ende sot: sapun “turistësh”. Bota na ka parë gjithmonë si “ishulli i Tarzanit”. Në ishull nuk hynin dot se kishin frikë ose nuk lejoheshin dhe në imazh banorët e Shqipërisë perceptoheshin si “Tarzanë”, njerëz të izoluar dhe jashtë realitetit. Pamjet e viti 1997 ku i madh dhe i vogël mbante në duar një kallashnikov na fundosën dhe e friksuan çdokend që mund të udhëtonte dhe pushonte si turist, si pasojë e skenave afgane në një toke europiane.
| – – – copëz nga: [ Kreshnik Spahiu – 14 rreziqe, që kërcënojnë sot “Shqipërinë turistike”, TemA, 2023 ]
(…sa e lehtë t’jesh realistik dhe i sinqertë – sikur po thosha mëvete, pa u ndjer gjoja i “fyer”, i shtypur nga mokra e krenarisë, i “ngushtuar” nga hujet e ego-statikave, ves ky pothuaj i pjesës dërrmuese të shqiptarëve, e kuptoj se është dhimbje dhe keqardhje, e kaluara dhe përvuajtja gjatë historisë na bëjne të ndjehemi keq… por nga ana tjetër është absurd ta “shmangësh” historinë reale për pothuaj 2-3 dekada tashmë, s’më pëlqen mos ma përmend të vërtetën as ti (sepse e vërteta e hidhur, shkapuritja e plagëve të vërteta sjell dhimbje – e saktë, por dhe absurd, në rastin e historisë kolektive shqiptare : ) – mua ende më kujtohen ca fjalë ekzaktësisht të “ngjashme” (me këto të Kreshnikut) nga emailat e Vasil Qesarit dikur, para ndoshta 20 viteve, s’e kam idenë tani aq saktë, por e di që moooooti, atëbotë e pata admiruar sinqeritetin e tij dhe thjeshtësinë (lidhur me subjektin në fjalë)…
(senad guraziu – ars poetica, maj 2025 – koment)