Lotët e Ambasadorit palestinez, dhe lajmet e botës…

(s. guraziu – ap, maj 2025 – koment rreth politikave)

…lajmet gjithandej të botës flasin për ikjen e z. Musk, për taktiko-diplomatikat gjermane me Ukrainën (për armatimet me rreze të gjata), për fytyrat a la “poker face” të Putinit të pafytyrë, për delirin presidencial të z. Trump dhe për fyerjen e tij të mediatikëve (i vetmi President që i poshtëron gazetarët në mënyrë persistente, për çdo pyetje që nuk i pëlqen), dje BBC desh e këputi shpirtin e botës mbarë me imazhet e zotëriut të politikës palestineze (Ambasadori pranë OKB) duke qarë si fëmijë për katastrofën humanitare në Gaza, për mungesën e ushqimit bazik për mbijetesën në Gaza, madje as për fëmijët në Gaza s’ka ushqim, mirëpo ja që ka miliarda në dispozicion për dronët, për raketat, për luftrat, për shitjen dhe alokimet “tregtare” të aseteve ushtarake, të armëve, të avionëve, të tankseve, për peshqeshet qindra-milionëshe, shkurt… bota e madhe, e vërteta gjithmonë problematike, e vërteta “absolute” as nuk ekziston, thonë filozofët – por dhe nëse ekzistente ashtu-kështu (siduket) është bërë lëmsh…

…kërkova për titujt e mediave shqip rreth “ikjes, largimit të Elon Musk…” – pothuaj të gjithë e kishin cekur (doli nga 1 titull i këtij lajmi), pastaj kërkova për tjetrën “temë”, pa hë… çfarë thonë mediat shqip rreth akuzës nga z. Bill Gates ndaj z. Musk për “vrasjen e miliona fëmijëve” (duke ua këputur ndihmat e jashtme amerikane, psh. që distribuohen nga USAID)… asgjë, as gëk as mëk, asnjë titull shqip, askush s’e kishte përmendur…

…nuk u çudita, sepse ec e merre vesh të “vërtetën”, edhe nëse ekzistente kohëve të fundit ashtu-kështu është bërë lëmsh, sidoqoftë disa gjëra faktike, fare të vogla dhe fare të thjeshta që i di unë vetë janë:

– shefi i DOGE, z. Elon Musk pati “planifikuar” kursimin e 175 miliardë (gjoja me masat e DOGE) por deri tani, me gjithçka që ka bërë, sipas fakteve amerikane janë “kursyer” pakëz më tepër se 1 miliard i vetëm – pra është dallim i madh, 1 me 175…

– z. Bill Gates i thotë se “do i vrasësh me miliona fëmijë” duke ua këputur ndihmat, z. Musk reagon dhe e quan “gënjeshtar i madh”, dhe pavarësisht gjithçkaje… vetë z. Gates do i “heq qafe” të gjitha verdhushkat e veta, mbi 300 miliardë për ta ndihmuar botën e fëmijëve të varfër, brenda 20 viteve do i falë të gjitha dhe gjithçka ai ka, kur dhe do shuhet Fondacioni Gates (sepse logjike, s’do ngelet asnjë dollar… të gjitha do ua falë fëmijëve dhe varfanjakëve të botës)…

– mbi “300 miliardë” janë më shumë se 175 miliardë, që gjoja z. Musk do i “kursente” me masat jashtëzakonisht “joortodokse” të DOGE – shtrohet pyetja e “çuditshme” (e çuditshme, sepse z. Musk është më i “pasur” sesa z. Gates, me shifrat e Forbes-ave) : çfarë ndau ai vetë (z. Musk) për fëmijët e uritur të Afrikës, për miliona nënat shtatëzëna të Afrikës, për miliona viktimat nga malaria dhe nga plot sëmundjesh të tjera… asgjë, jo, ai vetëm i djeg miliardat me raketat e veta, ai vetëm i “shpërthen” Space-shipat dhe i largon zyrtarët federalistë për t’mos ia zënë “Space-X udhën” me rregulloret federale – dhe nëse akuza e z. Gates e “vritka” aq shumë, atëherë pse pra e gjithë Amerika tashmë flet për “ikjen e tij, i turpëruar dhe i fyer, me bishtin nën shalë” (pikërisht ashtu thoshin dje, disa media amerikane)…

…vallë a nuk është vetë ai Elon Musk që hipte në skenën për fancat e Amerikës, e mbante motosharrën lart në duart dhe klithte “motosharra për vrasjen e byrokracisë federale”, nga ana tjetër e gjithë bota di për deficitin amerikan dhe për borxhin publik, e gjithë bota (në fund të fundit) dhe mund ta “kuptojë” dhimbjen dhe mendësinë politike të Trump, lufta e tij me “tarifat” tekefundit s’është gjë tjetër por diç si ngërç fëmijësh politikë (ngërç dëshpërimtar) në arenën e politikave globale, s’duhet shumë mend për t’i kuptuar potezat dëshpërimtarë me taksat, me tarifat e me konditat (për ta bërë Amerikën “great again”)…

…gjithsesi janë 2 anë të medaljes, z. Trump duhet gjithashtu të kujdeset që t’mos e shkatërrojë madhështinë që Amerika veç e ka, ta shkatërrosh demokracinë me sisteme totalitare-fashistoide është e pafalshme, nëse z. Musk gjithë atë bujë e bëri me DOGE atëherë vallë si është e mundur vetëm 1 miliard “kursim”, ku janë dhjetra triliona të borxhit publik amerikan, e ku janë 175 miliardë që trumpetonte se do i “kursente” – dhe atë bukur, nëse t’i kishte “kursyer”, por jo, vetëm 1 miliard dhe tashmë ikën, largohet “me bishtin nën shalë” – vallë a nuk janë mbi “300 miliardë” të z. Gates më shumë se 175 miliardë (që gjoja do i “kursente” z. Musk)…