Truri ynë, diç si monster energjitik – ngjashëm si Youtube : )

(senad guraziu – ars poetica, q 2025)

vramendja nuk është e lavdërueshme. Madje e dëmshme, aspak e levërdishme, shpenzon shumë energji. E dhimbshme ta shpenzosh energjinë kot. Dihet se truri për ta mbajtur gjallë gjenialitetin e vet ashtu-kështu i kullufit rreth 20% të volumit energjitik
[ pata shkruar si shaka në v. 2018, në një koment – Faqet e “dyfytyrësisë”, faqet mozomokeq! – sg – ars poetica, sht 2018 – rreth identiteteve profileske në Fb ]

…tashmë shkencëtarët e neuro-shkencave (sot e mora artikullin nga Quanta, artikull fringo, i freskët, autor Conor Feehly, hedhur në letër nga ai 2 ditë më parë, 4 qershor) e paskan matur saktë, meqë i paskan studiar skanimet e aparateve MRI dhe PET, gjithçka deri sot… secila kokë që ka kaluar nëpër MRI – PET skanerët e spitaleve të botës, i paskan analizuar imazhet e trurëve dhe paskan konkluduar se vetëm 5% energji (nga 20 % i totalit) iu nevojitka trurit për brengat dhe për gjenialitetin tonë të pazakonshëm, dmth. përfshirë tendosjet tona dhe streset, e gjithë ngarkesa me mençuritë e ditës, psh. për analizat që i bëjmë rreth politikave, rreth vramendjeve profesionale, rreth filozofimit intelektual në TV-të, rreth shkrimit të artikujve (gjithçka që rrumbullakësohet si “shkrirje mendsh”), rreth shkencave, rreth fitimit të lekëve, rreth grumbullimit të pasurisë…. rreth 1 milion këso gjërave…

….pjesa tjetër prej 95% e energjisë (nga 20 % i totalit) qenka thjesht baza e ngarkesës metabolike, dmth. nevojë “ordinere” e trurit, ashtu-kështu truri e konsumon gjithë atë energji për t’na mbajtur gjallë – detaji interesant është se truri përbën vetëm 2 % të masës sonë trupore, por pra i duhet energji marramendëse, 20% e energjisë totale…

…e qartë se truri ynë diç si monster energjitik, pothuaj ngjashëm siç dhe Youtube që është për masën globale internetike, përdorimi vjetor i energjisë elektrike nga Youtube mund t’i furnizojë 127 milionë familje amerikane (pothuaj gjithë Amerikën) për rreth 8 vjet, Youtube i përdor rreth 243.6 TWh elektricitet… video-kanalet e vetëm 4 këngëtarëve, Justin Bieber, Katy Perry, Ed Sheeran, Taylor Swift, në v. 2019 i kishin 68 miliardë shikime, konsumi i energjisë elektrike nga kanalet e tyre ishte 9180 GWh – me këtë energji mund të furnizoheshin 850.000 shtëpi amerikane për 1 vit të tërë…

(artikulli i Quanta)
[ https://www.quantamagazine.org/how-much-energy-does-it-take-to-think-20250604/ ]

The neuroscientists have compiled data from simultaneous MRI and PET imaging to estimate the brain’s energy use |…| Studies of neural metabolism reveal our brain’s effort to keep us alive and the evolutionary constraints that sculpted our most complex organ. The human brain is incredibly expensive to run. At roughly 2% of body weight, the organ gorges on 20% of our body’s energetic resources |…| For infants, that number is closer to 50% |…| The analyses showed that a brain performing active tasks consumes just 5% more energy compared to a resting brain. When we are engaged in an effortful, goal-directed task, such as studying a bus schedule in a new city, neuronal firing rates increase in the relevant brain regions or networks – in that example, visual and language processing regions. This accounts for that extra 5%; the remaining 95% goes to the brain’s base metabolic load. If food is hard to come by, [5%] could mean the difference between life and death.