The Most Sacred Fire Burns in Your Heart

 

Pak filozofi joshkencore rreth magjisë (mitologjike) dhe shkencës (shkencore)!
(sguraziu – 2018)

(pata përshtypjen se, edhe sipas shkencës së derisotshme “rigjenerimi” i Feniksit s’do ishte magji dhe aq e pakuptimtë : )

[ ngjitur: “Zjarri më i Shenjtë…” (Motion Design – Sky Division, 2018) – menduar si video-kartolinë kreative, për urimet rreth festave të Nëntorit ] – para disa viteve Hollivudi e kishte një lloj trilogjie filmike me një Feniks të zjarrtë si intro, dmth. me Feniksin mitologjik, filmat ia fillonin me një logo të animuar, Feniksi i bronztë (në dukje “metalik”) kridhej në flakë dhe gjoja nisej në fluturim – për efektin e përflakjes unë e përdora dykrenaren realistike të flamurit, frymëzimi hollivudesk do duhej ta merrte formën e diçkaje si “zjarri më i shenjtë” (patriotizmi dmth) – sikur po thosha mëvete, madje gjoja si titull pune e pata përdorur “the most sacred fire burns in your heart”)…

…në mjaft kultura të botës Feniksi konsiderohet simbol i jetëgjatësisë dhe i pavdekësisë, si shpend i shenjtë përmendet në mitologjinë persiane, greke, në atë egjiptase, kineze etj., psh. në lashtësinë greke Feniksi ishte mishërim i Diellit, ishte jetëgjaaatë (në mitologji jetonte sëpaku 1 mijëvjeçar), dhe mitologjia flet për rigjenerimin ciklik të tij, pas 1000 vjet të gjallimit Feniksi “vdesë… tretet, shpenzohet” (apo si duhet thënë : ) dhe pastaj thjesht rilindet nga hiri i vet…

…nëse këtë magji të riciklimit ta shihnim “shkencërisht”, ndoshta rigjenerimi i Feniksit s’do binte në “kundërshti” as me shkencën, respektivisht me ligjin universal të termodinamizmit – ligji i parë i termodinamikës na flet për konservimin energjitik, na thotë se kur energjia “dyndet” përjashta një sistemi (qoftë si punë e kryer, si nxehtësi a si konvertim), energjia e brendshme e atij sistemi do jetë në përputhshmëri me “ligjin e ruajtjes së energjisë”…

…nëse e shkapurisim formulën ajnshtaniane (e=mc2), marrëdhënia mes masës dhe energjisë na thuhet se është si vijon: masa është e barabartë me energjinë – me fjalë të tjera, materia dhe energjia janë dy anë të së njëjtës medalje, ose madje, definuar ndryshe: masa e trupit është manifestim i energjisë së atij trupi fizik, dmth. ne si trupa, si qenie të gjalla jemi energji (ajo ana “tjetër” e medaljes energjitike), njësoj sikur dhe Feniksi që është energji…

…anise, tani për tani ekuilibri termodinamik (i ashtuquajtur) është vetëm një aksiomë, është koncept aksiomatik, thënë më troç, as shkenca s’e “di më thellë”, më thelbësisht se kaq, ekuilibri termodinamik thjesht merret si vërtetësi e “gatshme” – por pra (parë nga aspekti ynë filozofik : ) balansi energjitik do t’vlente dhe për Feniksin e mitologjisë…

…afërmendsh se mrekullia riciklike e tij s’do ishte ndonjë proces adiabatik, mirëpo kur një sistem është dinamik në gjendjen e termo-ekuilibrit, sipas shkencës nuk ndodh asnjë ndryshim makroskopik, sistemet në ekuilibrin termodinamik janë po ashtu (ndërsjellazi, njëkohësisht) në ekuilibrat termik, mekanik, kimik, radiativ (rrezatues) – shkurt, pata përshtypjen se, edhe sipas shkencës së derisotshme “rigjenerimi” i Feniksit s’do ishte magji, por në “akord” me ligjet e fizikës universale : )