Al Jazeera – Jeffrey Sachs Interview, Rec. June 11, 2025

 
Gjenocidi në Gaza – 2 Video-shkëputje nga Al Jazeera

mozomokeq… padyshim njerëzimi mbarë një ditë do ndiejnë “turp” për aktet e së sotmes, për masakrat në Gaza, për historinë e paturpshme të së sotmes : (

…njëra nga videot sot, një pjesë nga intervista me Jeffrey Sachs, inçizuar nga Al Jazeera më 11 Qershor 2025, Profesori Sachs, eksperti amerikan e thotë troç, Natanjahun e konsideron “masakrues, vrasës masiv” (dhe siç bota mbarë e di, edhe Haga e ka shpallur “kriminel të luftës”), qeverinë e Izraelit Profesori e quan “qeveri gjenocidale”, në këtë intervistë ai e shpreh keqardhjen e vet që Amerika e përdor “veton” kundër shtetit palestinez… e shpreh keqardhjen për vrasjet e panumërta në Gaza dhe për luftën, e shpreh keqardhjen për një Amerikë që e “verbuar” pas interesave të veta politike e strategjike, zemra e vetë demokracisë dhe njëkohësisht duke i mbyllur sytë ndaj gjenocidit në Gaza, Amerikë që i “inkurajon kriminelët e luftës, qeveritë gjenocidale”, Sachs e shpreh keqardhjen dhe për shumçka tjetër…

…ndërsa një raport tjetër (diç si raport retrospektiv) dje fliste për faktin se si po bëhen mbi 30 vjet Natanjahu duke thënë “brenda 1 viti apo disa muajve Irani do e ketë bombën atomike”, 30 vjet e njëjta retorikë, dhe ja tani duhet sulmuar Iranin, jo vetëm fabrikat e “atomikave” gjoja… por madje dhe televizionet, caqet civile, pasi i ke sulmuar sëfundi (para Iranit) dhe 4-5 shtete tjera, dhe njëkohësisht duke e kryer gjenocidin në Gaza, pa u ndalur dhe prapa “kulisave”, sistematikisht, një doktor britanik qe shprehur “tani e kemi një popull të shtrënguar të vdesë urie, duke e joshur në qendrat e ndihmës që Izraeli vetë i kontrollon, marshojnë të mjerët gazanë për pak ushqim, për pak miell, për pak dinjitet njerëzor, dhe rishtas duke i vrarë e masakruar, aq shumë njerëz masakrohen sistematikisht nga Izraeli në Gaza sa tashmë njeriu duhet t’jetë specifik për cilën masakër bëhet fjalë, për cilën ditë të vrasjeve etj”…

…sipas Natanjahut Izraeli është një “luan” i fuqishëm, gjithë globin mund ta “rrotullojë” dhe ta flakërojë në humnerën e luftrave, luani pushon sa pushon pastaj ngritet dhe sulmon, tekefundit ashtu ia bëjnë luanët në Serengeti (instinkte animalistike), dhe si gjithmonë nëse asgjë tjetër Izraeli ka sa të duash armatime dhe arsenal, pa le që dhe Amerika na ndihmon (sepse jemi mashë e tyre për t’lozur me zjarrin, jemi diç si simbiozë interesash të “armatosura”), tekno-militantët krenohen me teknologjikat e shfarosjes, të armatosesh deri në dhëmbë ka kuptim vetëm nëse lufton, askush nuk pajiset me bomba, nuk e merr helmetën e luftës me qëllim për t’vajtur në plazh, andaj duhet luftë pas lufte, tashmë duhet sulmuar dhe Iranin, duhet trazuar dhjetra shtete rreth e rrotull Iranit, duhet bërë bota lëmsh – sa më shumë lëmsha, sa më shumë trazira, aq më shumë fitime, aq më shumë interesa (të ngopura), aq më shumë “satisfaction”…

…sepse bota e meriton, përndryshe historia s’do kishte as holokausta, neve na shfarosen “nazistët”, tashmë është histori e “harruar”, përveç historianëve pothuaj askush s’e di, e saktë kanë kaluar mjaft vite nga zezona naziste por meqë na e bënë neve, ne ua kthejmë “islamistëve” e kështu me radhë, edhe historia e jonë “harrohet”, përsëritje e historisë… sepse vetë historia i ka fajet, as neve s’na patën kursyer nazistët, as ne nuk i qemë dhimbsur askujt, lajmet e luftës janë eufori, s’duhet ekzagjeruar, andaj ejani dhe ju britanikët, sepse ju na e falët shtetësinë, ju e kuptuat verbërinë e botës sepse ishit “fuqi kolonialiste”, ju e patët pushtuar gjithë botën, faleminderit BBC që hesht për masakrat tona, faleminderit që as nuk e përmend “gjenocidin në Gaza”, futu dhe ti Trump në “grackën e djajve” të luftrave, sidomos ti Trump… mos hezito, nisi armadat sepse dhe kemi nevojë, sepse na duhen ato bombat e rënda, sepse e gjejmë strofullën e “mjekërosh-bardhit” dhe ia bëjmë shkrumb, mos u huto, mos iu beso ekspertëve, pavarësisht se vetë inteligjenca amerikane dhe IAEA ta thonë s’ka as bomba as asgjë, por mos iu beso… jo se nuk dinë por janë naivë, nuk e njohin Iranin ata siç e njohim ne, Amerika as që ka ekzistuar, ehuuu ju jeni vooonë, ne para mijëra viteve jemi “marrë” me persianët – shkurt… 100% i njëjti skenar siç Natanjahu e pati “tërhequr Amerikën për hunde” duke e futur në luftën e Irakut…

mozomokeq… padyshim njerëzimi mbarë një ditë do ndiejnë “turp” për aktet e së sotmes, për masakrat në Gaza, për historinë e paturpshme të së sotmes : (
(sguraziu – ars poetica, 18 q 25)

Al Jazeera, 17 June 2025 (Misc Extracts 1 – Gjenocidi në Gaza)
[ https://letrat.eu/?p=17885 ]