Hidhërimi i Trump, NATO-samiti në Hagë, dhe Hallet e Holandës

S. Guraziu – Ars Poetica, 24 qershor 2025 – koment)

(…Holanda do bëhej gaz, në sy të mbarë NATO-aleancës do duhej ta arrestonte Natanjahun dhe t’ia dorëzonte Tribunalit, çfarë nëse Natanjahu të rezistonte (si Meta psh. SPAK thoshte arrestim, Meta rezistim, nuk pajtohej, shqelmonte sa andej sa këndej, nuk i dihet, edhe Natanjahu shpurdh, reziston, shpurdhan i madh… )

***
…padyshim do e keni parë tashmë Presidentin Trump (TV-t e gjithë botës do e kenë shfaqur deri tani), jo shumë kohë më parë, derisa duke shkuar tek helikopteri i vet për t’u nisur në Hagë të Holandës, lidhur me NATO-samitin, shkurtazi u ndal para mikrofonave të gazetarëve dhe e shprehu “hidhërimin” e vet për faktin e mosrespektimit të armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit, të cilin armëpushim Presidenti vete ishte duke e reklamuar si sukses (i arritur nga ai vetë)…

…vetë Presidenti qe marrë me postime në mediat sociale, si zakonisht ai poston lavde të shkurtëra ego-statike, cicërimash politike, aso të njohura tashmë, a la trumpistike – duke qenë Trump vetë boss-i i gjithçkaje, kuptohet pothuaj sikur e gjithë bota e di që pa lejen e tij Izraeli s’do ta sulmonte Iranin, Trump e di këtë fort mirë, ai kështu i sheh gjërat, edhe nëse t’ketë ndokush që nuk e di, sepse dhe mund të ketë, nuk i dihet, Presidenti kujdeset dhe poston vetë në mediat sociale lloj-lloj sqarimesh, ua bën me dije të gjithëve…

…sipas Trump, por dhe si fakt, gjithçka bëri Izraeli deri tani (që nga sulmi i terroristëve në Izrael, ku u vranë mbi 1200 persona të pafajshëm), prapa gjithçkaje që ka ndërmarrë Natanjahu qëndronte dhe Amerika, më vonë (nga Janari i 2025) me fillimin e mandatit edhe Trumpi, administrata e tij, siç dihet pothuaj gjithçka e avancuar ushtarake, psh. sistemet e avancuara të mbrojtjes nga raketat e Iranit, ishin dhe janë ndihmë nga Amerika ofruar aleatit të vet…

…ashtu ia bëjnë aleatët, miqtë e vërtetë, pa hile, i mbajnë fjalët, i respektojnë armëpushimet, marrëveshjet, konditat e luftës moderne, “ligjet” e Gjenevës, etj. plot këso detajesh, aleancat ndihmohen ndërsjellazi, atë kuptim psh. ka dhe NATO-ja, anëtarët e NATO-s janë diç si miq të shpatave, miq të mburojave, gjatë gjithë historisë ka patur të tilla “miqësi ushtarake”, mblidhen krerët e lartë dhe gjeneralët e ushtrive bashkë, diç ngjashëm si “Knights” të Mbretit Trump… uups gabim, deshëm të themi Artur, por e njëjta gjë, s’është dhe aq gabim, miqtë ushtarakë e ndihmojnë njëri-tjetrin, i mbrojnë interesat e përbashkëta etj. etj…

…sa e sa ndihmat, sa mbrojtjen e ka bërë Amerika për Izraelin, pothuaj s’kapërthehet me fjalë, s’është vetëm ndihma me armë (3 miliardë $ vit për vit + lloj-lloj pakosh ekstra, me miliarda e miliarda $) por dhe mbrojtja ndërkombetare, mbrojtja morale (gjithçka që bën Izraeli tolerohet si “mbrojtje e vetes” – politikanët perëndimorë e kanë si frazë automatike shprehjen “Izraeli ka të drejtë për vetëmbrojtjen”, shkurt Amerika + Evropa gjithmonë ia kanë ofruar Izraelit dhe mbrojtjen politike… gjithçka të mundshme të kësaj bote bën Amerika + Evropa për ta ndihmuar aleatin e tyre Izraelin…

…Amerika madje është në gjendje të shkojë aq larg sa e “hesht” dhe katastrofen humanitare dhe vrasjet sistematike gjenocidale në Gaza (tekefundit administrata e Trump ishte në gjendje për injorimin e kësaj çështje, ende është duke e bërë, me gjithë Evropën bashkë), Amerika e ka ndihmuar dhe e ndihmon Izraelin pothuaj pa kushte sepse në fakt i bie si “ndihmë vetvetes”, madje duke nisur kampanja bombarduese dhe vetë, duke i bombarduar caqet e “sugjeruara” nga Izraeli, caqe ku eventualisht mund të ndërtohen bombat atomike, fakte dhe as prova të sakta s’kemi por dhe s’na duhen, më mirë shkatërroji, hidhi bombat dhe fli i qetë sesa të pendohesh ndryshe…

…i hedh bombat, i ke arritur synimet ushtarake, i rehaton bombarderët, e shpall suksesin në media, shkruan “viva victoria” dhe pastaj nisesh në Hagë për t’i shqyrtuar planet tutje strategjike të NATO-s, pothuaj ekzaktësisht kështu i rrodhi “agjenda javore” Trumpit, kuptohet në Hagë nuk duhet të shkojë dhe Natanjahu sepse pala holandeze i pret mbi 6000 pjesëmarrës, e pret pothuaj gjithë botën, në Holandë s’është mbajtur kurrë ndonjë takim kaq i madh, jo i kësaj shkalle, dhe duke qenë se Haga e ka shpallur “kriminel lufte” Natanjahun, Holanda si nikoqire e samitit do binte në “pozitë jashtëzakonisht të keqe”, do bëhej gazi i botës…

…Holanda do bëhej gaz, sepse në sy të mbarë botës, në sy të NATO-aleancës, në sy të vetë Trumpit do duhej ta arrestonte Natanjahun dhe t’ia dorëzonte Tribunalit, çfarë nëse Natanjahu të rezistonte (si Meta psh. SPAK thoshte arrestim, Meta rezistim, nuk pajtohej, shqelmonte sa andej sa këndej, ndodhë nganjëherë) do duhej Holanda t’i angazhonte ato SWAT-njësitë e rrezikshme, si nëpër filmat, sepse Natanjahu do shpurdhte, shpurdhan i madh, do bëhej zhurmë e poterë mos pyet, në të njëjtin qytet, pikërisht aty në Hagë (sepse arrestimet ashtu kryhen, ashtu janë marrëveshjet e Holandës, ashtu pritet, ashtu funksionon Tribunali ndërkombëtar)…

…sidoqoftë, për fat të mirë, Natanjahu s’ka çfarë kërkon në Hagë, do jetë vetë Trumpi si Krye-Boss i gjithçkaje, pothuaj gjithë NATO-ja e tij, vetë Trump vetë mbret, vetë boss vetë shef, është Krye-Komandanti i NATO-s, mirëpo siç e përmendëm në hyrje, tashmë doli që Izraeli e paska hidhëruar Presidentin Trump në kulm, sepse paska shkrepur raketa (madje të padëgjuara, raketa të panjohura, Trumpi s’ditka për to, dmth. s’qenkan të Amerikes, jo aso “Made in USA”)…

…fjalët e fundit të Presidentit, pak pa i hipur helikopterit ishin mos pyet, fjalë troç amerikançe, as Bushi si “cowboy” i Teksasit dikur qebesa nuk shprehej ashtu, as kur i hipte kalit për t’i kontrolluar kufijt e rançit të vet, as kur zbriste, hidhërimi i Trumpit ia hidhësoi gjuhën, shkaktoi aso fjalësh “profane” (jo bash gjuhë presidenciale, mirëpo s’prish punë – nganjëherë falen dhe të tilla fjalë, unë për vete ia fala 100%), thelbi është se kurrë në histori presidentët amerikanë s’e kanë përdorur atë gjuhë për ta shprehur indinjatën, për ta përshkruar “arrogancën… mosdëgjueshmërinë” e Natanjahut…

…”janë duke luftuar aq gjatë thuase nuk dinë as çfarë janë duke bërë mirëfilli, pa patur as “f*** idea what they’re doing, do you understand that” – u shpreh Presidenti Trump skajshmërisht i indinjuar dhe i hipi helikopterit për të vajtur tek Air Force One, e që pastaj të nisej për në Holandë, në samitin e NATO-s, ku vetë Natanjahu s’bën assesi të shfaqet…

 
[ There Are Things We Can Understand… ]

 
…sepse siç sqaruam më lart, Holanda s’do kishte tjetër rrugëzgjidhje por ta arrestonte si “kriminel lufte që kërkohet ndërkombëtarisht nga Tribunali i Hagës” – e kjo rishtas kuptohet do ishte diç si shuplakë Trumpit në mes të NATO-samitit, imagjino… sa “thellë” do futej Holanda me mosmarrëveshjet e me Trumpin, t’ia arrestosh aleatin e bombardimeve Trumpit aty nën “hundën” pothuaj, para kamerave të gjithë botës, në qendër të Tribunalit… qebesa më mirë ta mbyllim sepse s’dimë si kapërthehet as kjo me fjalë : )

 
***
The NATO Summit 2025 in The Hague, Netherlands, June 24-25, 2025. This summit is significant as it will be the first NATO summit hosted in the Netherlands, expecting up to 6000 attendees, including heads of state, foreign ministers, and media representatives. The event will take place at the World Forum, and it is a key moment for NATO to make important decisions regarding peace and security.

The Dutch government notes that this will be the largest summit ever held in the Netherlands and expects up to 6000 visitors to attend, including heads of state, foreign ministers, and defense ministers and media representatives. This large-scale event will have significant transportation, traffic, and security impacts throughout The Hague and nearby areas – such as Schiphol Airport and the cities of Amsterdam and Rotterdam – from June 19 through June 27.
[ teksti: US Mission Netherlands ]