Elisabeth Sonrel – Breto-bukuroshe në kostumet bretonike

Elisabeth Sonrel (1874-1953) – Një vajzë me emrin “Beatrix”, dhe një tjetër breto-bukuroshe në kostumet bretonike* (det.)

* Bretonët janë një grup etnik i keltëve që jetojnë në rajonin e Britanisë (Brittany, Francë), emigruar dikur nga Britania e Madhe, gjate shek. III – XIX, thuhet se ka rreth 200.000 bretonë)

(Komente në Fb)

[ Roland Çipa – 6 Janar 2019 ]
Nga origjina një racë janë. Ata që erdhën nga ishulli shkuan te kushërinjtë e tyre të largët që jetonin në Gali.

[ Senad Guraziu – 6 Janar 2019 ]
në fakt Roland është aq “komplekse” thjesht sepse është aq e thjeshtë…
unë vetë u bazova në sqarimet e mrekullueshme dhe koncize të ekspertëve, nga sqarimet e tyre mund të “konkludohet” tani dhe nga unë si vijon – pasi gjithçka pakashumë dhe më është e njohur, duke lexuar dhe vetë… sëpaku gjatë 20-30 viteve e fundit

Anglia e trashëgon traditën e “kryqëzuar” romake dhe franceze, emrat për të dyja “Britaninë e Madhe” dhe “Britaninë” (franceze) në fakt janë emrat e njëjtë në të dy gjuhët përkatëse, të dy palët (për historinë) janë ose njihen si “etnicitete”, bie fjala edhe “britanikët” dhe “belgët” origjinalë ishin keltë, që do t’thotë se ata kanë rrënjë të përbashkëta gjuhësore, kulturogjike si dhe të “paraardhjes”, me shumë popuj të tjerë keltikë.

Romakët në kohën e Jul Cezarit (me latinishten e tyre) e quajtën vendin në Veri (andej përtej Kanalit…) “Britania” – afërmendsh… për shkak të “fiseve britanike” që jetonin atje. Ndërsa “fiset britanike” që jetonin në trevat e Britanisë (franceze, që sot në Francë njihen si “Bretagne”), ata vetë vendin e tyre e quajtën “Armorica”.
Nga administrata romake e Jul Çezarit këta të fundit do të quheshin “Galë” (paçka se gjuha e tyre keltike ishte më pak “galike” dhe më tepër “britanike”, aq i bënte Romës për precizitete : ) Më vonë, tokat në veri të Kanalit… do të quheshin “Anglia”, për shkak të fiseve “germanike” që emigruan atje, ndërsa tokat në jug do të quheheshin “Francia”, për shkak të fiseve “germanike” që emigruan në Francia : )

Në ditët moderne Franca e përdor “vesin latinik” të trashëguar që nga koha e Jul Cezarit, për t’iu referuar Anglisë si “Britania”, dhe për këtë arsye i gjithë vendi quhet “Britania”, madje dhe kur duhet bërë dallim midis “Britanisë” dhe popujve të “Kaledonisë” – irlandezëve, skocezëve etj. (që jetonin dmth. në “veri të murit të Hadrianit, dhe të cilëve Roma s’ua pati bërë dot me hile (siç e dimë Roma madje pati dështuar t’ia bënte me hile dhe Germanisë, edhe Germania ishte “terra incognita” : )
Shtrirja dhe zgjerimi në Perëndim i armiqve “anglez” (të atij “Mbretit Arthur” – e që dmth. i bie se armiku i përbashkët i Arturit ishin sa francezët po aq dhe anglezët) solli po ashtu një emigrim të “britanikëve” nga “Britania” dmth. në “Armorica” të Francia, e që sot megjithatë quhet “Britania” dhe populli i mrekullueshëm i atyre trevave njihen si “bretonët”, e nuk quhen bie fjla “armorikë” ose ngjashëm

[ Roland Çipa – 7 Janar 2019 ]
Desha të them që kur bretonët e ishullit emigruan në Armorikë, vendi nuk ishte bosh. Aty ata gjetën një popullsi kelte të ngjashme me ta nga gjuha dhe kultura. Kjo bëri që përzierja të bëhet pa konflikte. Pastaj më vonë emri breton përfshiu qoftë popullsinë e ardhur nga Ishulli, qoftë atë vendase të Armorikës.
Gjithsesi toponimi Armorikë vazhdon të ekzistojë psh : Pllaja Armorikane, Côte d’Armor.

[ Senad Guraziu – 7 Janar 2019 ]
gracias : )
m’u kujtua Mister Bean dhe ajo francezja e bukur ne tren (duke kaluar euro-tunelin dhe duke vajtur ne Francë), kur ajo e lavdëroi “uaaa… ju shumë bukur e flisni frengjishten”, Mister Bean fare modest dhe duke i ferkuar duart ia ktheu “gracias”
(me duket spanjisht ishte, apo mund te kete qene dhe italisht “grazie”, kam harruar tani 🙂