(s. guraziu – ars poetica, 20 k 2025 – video, dhe koment)
“kërkoni falje z. Vuciq, sëpaku ta sheh bota se një grimë humanizëm a njerzillëk ka ngelur brenda jush”
…pothuaj sikur s’më besohet që nuk i ka më larg se 1 vit kjo video, jo 7 vite mbrapa, nuk i ka 20 vjet as 13 vjet, nuk eshte ca vite pas luftës, kur ende mund t’ishim me psikozat e të tendosur (do ishte fare normale dhe e natyrshme)… jo por video e vitit te kaluar, madje politikisht akoma “aktuale”, video e Prillit 2024 (sikur ashtu në mendje po doja t’ia “sqaroj” tim biri dhe detajet, anise vetëm linkun ia nisa te video-montazhit qe e gjeta, edicioni i Zërit të Amerikës ne Fb – sqarim “shtesë” me mendjen që t’mos mendonte se ndonjë video e vjetër, sikur doja t’i thosha, shih… akoma s’ka “lëvizur” gjë e mendësisë ballkanike, i njëjti Vuciq thuase ndonjë “marionetë temporale” e të dikurshmit Milloseviq, shihe mirë dhe mos u ngut, jo rreshqitazi as fluturimthi, shihe me vemendje dhe bindu…
…njëkohësisht mrekullohu me faktin e denjësisë, me zërin e pafajësisë, me faktin që para syve të gjithë botës, në ambientet e Kombeve të Bashkuara (në seancën e Keshillit të Sigurimit), Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani e fshikullon presidentin e Serbisë, Vuçiq, para gjithë botës pothuaj si një “mesuese e klasës politike… e klasës së kalamajve politikë” të Serbisë, fshikullim me kërbaçin e ndërgjegjes (kombëtare dhe ndërkombëtare), thuase fshikullosje e Serbisë para gjygjit historik, nga fjalët e saj thuase fshikullohen ca çaste të “epokës ballkanike” për gjithçka…
…fshikullosje morale për 1 shekull padrejtësi sëfundi në kurriz të Kosovës, për një shekull përbuzje, për një shekull nëperkëmbjesh të një populli të tërë, fshikullim me kërbaçin e humanizmit (shqiptar dhe mbarëbotëror) për masakrat e për zullumin sistematik, për dhunimet e për vrasjet, për sa e sa viktimat e pafajshme, për zezonën kulturore dhe për thundërzezën shtypëse mbi shpinën e popullit më paqësor që njeh Evropa dhe e gjithë bota – popull që dhe pas 1 shekulli të mjerimit tënd ta ofroi dorën e fqinjësisë paqësore, shansin e paqes “gandiane”, mbi një dekadë ta ofroi buzëqeshjen dhe arsyen pacifiste “rugoviane”, ti prapë e vrave dhe e masakrove, tashmë madje në sy të paqeruajtësve… para ambasadorëve të paqes, para kamerave te gjithë botës, rishtas si dikur para 1 shekulli i masakrove fëmijët, pleqtë, nënat e Reçakut, e populli paqedashes rishtas dhe prapë t’i “falë leksionet” që ti kurrë si zure nga historia e paturpësisë sate, sepse e qartë, historia i ka tekat e veta në të gjitha drejtimet… tani s’ke turp të gënjesh, jo vetëm para opinionit serb por dhe para gjithë botës (për gënjeshtrat ia tha troç znj. Presidente, sapo ia filloi me përgjigjen)…
…s’ka si mohohet as ana tjetër e ironisë, kahdo të rrotullohet historia skajshmërisht ironike z. Vuciq, shqiptarët me shekuj të robëruar e prapë gjithmonë do u ndihmonin të tjerëve, sepse ashtu janë të “gatuar”, unikalë dhe origjinalë, janë proto-evropianë, evropianët më të lashtë… s’ka ku më tej sesa vetë lashtësia z. Vuciq, janë shqiptarë faqebardhë me gjuhë e me gjithçka, janë autoktonë e jo të “ardhur”, edhe në betejën e Kosovës (për të cilën pagandat e nacionalizmit tuaj, paturpësisht bëjnë aq shumë bujë) kundër pushtuesve nga Azia kanë luftuar krah-për-krahë dhe komandantët shqiptarë, nuk ishin vetëm serbët në atë betejë, si s’keni turp… sepse atëbotë shqiptarët ishin “kristianë”, ende ishin të krishterë, turqit tek pastaj më vonë do ua stërfishonin zullumin dhe do i konvertonin, do ua ndërronin fenë me shpatë e me zor, me metodat më barbare dhe më të errëta, metoda që mund t’u falen otomanëve (meqë vinin nga Azia) por s’i “falen” pothuaj as vetë Mesjetës së Evropes, e dinë e gjithë bota mbarë se si vepronin anadollakët, se si i shtypnin popujt pushtuesit osmanë…
…jo z. Vuçiq, ju ishit “kriminelët e luftës dhe keqbërësit”, ju ishit zaptuesit dhe zullumçarët, shqiptarët s’i kanë zaptuar tokat e askujt, askujt s’i kanë rënë në “qafë”, sot janë ashtu siç janë, stoikë dhe faqebardhë sepse ndërgjegja historike e tyre është e virgjër, 100% e kulluar, e pastër si kthjelltësia e Jonit, si shkumbëvalëzat e gjithë Mesdheut, ndërgjegje e pastër si fryma e tokës së stërlashtë, sepse janë të lindur, “mostër” natyrale e vetë tokës, “kallëp” i trojeve të baballarëve, s’e kanë robëruar as kërcënuar kurrë askend, edhe kur vetë në vështiresi shqiptarët prapë u kanë ndihmuar të tjerëve, bota e njeh humanizmin e tyre, jo vetëm Lufta II Botërore… por historia ka dëshmi për humanizmin e tyre gjatë gjithë historisë, thjesht janë ashtu, i njeh tashmë gjithkush, shqiptarët dhe humanizmin e tyre e njohin madje dhe “getot” e Indisë, të gjitha lagjet e verfërisë se kësaj bote, solidaritetin, mikëpritjen dhe besën e tyre e njeh i gjithë planeti, kujtohuni z. Vuçiq, as 4-5 shekuj të errësirës otomane nuk i tëhuajësuan shqiptarët, sepse padyshim u ka ngelur “stampuar” në kromozomet kodi i nderit dhe i besës, kodi i humanizmit, kodi i mbijetesës…
…andaj thirrni mendjes z. Vuciq, turp i madh historik ta gënjeni botën, dhe atë në emër të gjithë Serbisë (si President-përfaqësues që ju kanë nisur këtu), turp për mbarë Serbinë të vini këtu me gëneshtrat në fytyrë të njerëzimit, t’i shisni botës gjoja “moral” politik duke e mbrojtur amoralitetin e regjimit të kriminelëve të luftës, duke e ditur fort mirë që Kosova e së sotmes është e lidhur kockë-e-lëkurë me të djeshmen tuaj të paturpshme, dhe atë ku, jo nga foltorja parlamentare, jo nga katedrat e Akademisë në Beligrad, por keni ardhur pikërisht në selinë e Kombeve të Bashkuara, në selinë e Kombeve të gjithë botës, të gënjeni…
…shqiptarët janë mjaft të përvuajtur dhe prore të sfiduar nga tekat e historisë, s’e mohon kush, për nja gjysmë shekulli madje sikur padashtas dhe vetë e “lënduan” veten, por nderi i tyre po ashtu është sprovuar, është dëshmuar historikisht dhe është kalitur – dhe ja, tashmë thuase “shfletim i faqebardhësisë”, një fletëz tutje e historisë, një grimë ironi nga vetë spontaniteti historik, në një duel verbal në qendër të “mejdanit global” Presidentja e Kosovarlushes zemërbardhë e “nokautizon” moralisht gjithë atë Vuciq mendjecekët e gënjeshtar, tek dërdëllitë si një gjatosh i paturpësisë politike (thuase vese plepash të kalbur të kënetë-politikes serbe, thuase vesesh të llumit të epokës milloseviqiane), Presidentja Osmani madje ia thotë troç, e quan gënjeshtar Presidentin e “madh” të Serbisë, në sy të mbarë botës “…më mirë t’na e shfaqnit pakëz pendesë që i keni shërbyer aq lojalisht regjimit vrastar dikur në rininë tuaj gjatë të ’90-ve“…
…apo, le ta mbyllim dhe ne komentin tonë, ashtu-kështu videoja e dokumenton, e ka dokumentuar gjithçka, Znj. Presidente i jep fund “fshikullosjes” thuase me keqardhje, thuase me denjësinë “amësore” (madje) prapë e gatshme t’i falë “kalamajtë e pandreqshëm të politikave” nëse të ndërgjegjësoheshin me apologjetikat ndaj humanizmit, “…këtu i keni ata që i keni vrarë e përbuzur, ua keni borxh kërkimfaljen, kërkojuni falje z. Vuciq, sëpaku ta sheh bota se një grimë humanizëm a njerzillëk ka ngelur brenda jush“…
[ ngjitur: Vjosa Osmani, foto-portret i v. 2020 – videoja (Voice of America) Zëri i Amerikës, 22 Prill 2024 – Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq u përfshinë në shkëmbime të rrepta në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
[ shih dhe tekstin e postimit të VOA këtu: https://www.zeriamerikes.com/a/7580236.html ]

