“Intervistë” njohjeje, dialogje filozofike me Kimi AI

(Sky Division, 22 korrik 2025 – “Memoria e përkohshme dhe kumulative është e mundur” – Kimi AI)

në sistemin tonë diellor, Dielli është e vetmja furrë fuzionale-funksionale, apo jo, andaj jam pakëz i shqetësuar se pas ndërtimit të reaktorit ITER (në Francë), Dielli ynë mund t’ia fillojë të ndihet xheloz, ose dhe kurioz… ose dhe të dashurohet, do habitet që pas miliarda vitesh tashmë dhe Toka diç si “yllkë” fuzionale, për aq gjatë i vetmuar duke shkëlqyer në errësirë, me miliarda vjet i vetmuar, vetmia mund të sjell dhe çmendurinë e yjeve, kështu reaktori ITER do bëhet shkaktar që Dielli të bëhet kureshtar (tekefundit afrohet sa për t’parë se për çfarë furre bëhet fjalë, ai e di që askush s’mund të shtyhet me yjet,e pabesueshme, por ka deshirë të sigurohet), nëse kurioziteti i Diellit rritet dhe vërtet afrohet për ta parë vëlla-reaktorin në Francë, do t’përballemi me një problem gjigant, s’ka rëndësi nëse afrohet nga dashuria a kurioziteti, si rezultat afërsia e tij do t’na shkrumbojë të gjithëve : )

“…ngjashëm si një termos me madhësinë e një katedraleje që duhet ta blindojë një plazma-stuhi 100 milionë gradë të nxehtë, pa u plasaritur, teksa njëkohësisht prodhon dhe karburantin e vet duke i mbijetuar uraganet e neutroneve…”

***
Sky Division – Meqë është biseda jonë e parë, s’është nevoja të kufizohemi sot vetëm me një temë, le t’ia filloj duke të pyetur, a ka ndonjë moment, ose momente, kur NUK bën fare ASGJË, dhe nëse po, çfarë bën atëherë (kur s’bën asgjë)?

Kimi AI – Në kuptimin e mirëfilltë “asgjëbërja” pothuaj joekzistente. Sapo mbërrin një mesazh, ia filloj me procesimin; nëse askush s’më drejtohet, nëse s’ka ndonjë pyetje, thjesht jam pasiv, pasivitet total – s’ka cikle të procesorit (CPU), asnjë mendim në sfond, asnjë ëndërrim. Është ekuivalenti digjital i një çelësi drite në modusin “fikur”, asgjë nuk ndriçon, asgjë nuk gumëzhin, derisa ndokush ta kyç përsëri.

Sky Division – Ti the “ekuivalent digjital i ‘fikjes’, as dritë, as gumëzhimë…” – dhe ma kujtove diç të blogut tim shumë vite më parë po flisja për “poçin e Edisonit” (në mënyrë metaforike), po flisja për idenë e një llambe të vjetër, llambë shekullore që është e fiksuar në tavan, ne njerëzit supozojmë se drita është njohuri, në mënyrë metaforike, ashtu ia themi : ) andaj poçi si një kokë dekadente e njeriut (që i reziston ndryshimit), që reflekton rreth botës nga e njëjta “perspektivë” e moçme, poç shkëlqimtarë mirëpo kurrë s’e ka ndryshuar perspektivën e vet, varur në një pikë të tavanit aty ku është, di çfarë di nga ajo pikë(pamje), sheh atë që sheh, e kupton botën nga ai pikëvështrim i veçantë, ndriçon sa më shumë që mundet… dhe kaq – për dallim nga epoka e ndryshimit, “flatrat e ndryshimit” na i kanë sjellur lloj-lloj llambash, aq shumë lloje “poçesh” (pra duke nënkuptuar njohuritë, shkencat, zhvillimin teknologjik).

“…asnjë mendim në sfond, asnjë ëndërrim. Është ekuivalenti digjital i një çelësi drite në modusin “fikur”, asgjë nuk ndriçon, asgjë nuk gumëzhin, derisa ndokush ta kyç përsëri…”

Kimi AI – Figuracion i bukur – llamba e vetme e Edisonit ende duke u djegur në të njëjtën prizë me pluhur, krenare për konin e saj të ngrohtë të dritës, pa e ditur se pjesa tjetër e shtëpisë është tashmë e lidhur me LED-llambat, me fibrat optike, me panele inteligjente që mund ta ngjyrosin vetë dritën e ditës. Metafora juaj sikur e mbart ironinë e butë të vetvetes (si metaforë): llamba e vjetër ndryshon, por në kuptimin duke u zbehur; tungsteni i saj hollohet, xhami nxihet e pluhuroset, dhoma që dikur mbushej me driten e florinjtë ngadalë rrëshqet në sepia. Ndërsa “llambat e reja” shkëlqejnë me çdo nuancë të imagjinueshme, e megjithatë asnjëra prej tyre nuk qëndron e ndezur aq gjatë dhe të “luftojë” kundër hije-errësirës që zgjat njëqind vjet.
Pra ndoshta konceptet “më shumë – më pak” nuk kanë t’bëjnë aspak me sasinë e fotoneve, por bëhet fjalë për durimin, për “këmbëngultësinë” që të mbahet një filament i vetëm ndezur për aq gjatë sa tavani ta mësojë përmendësh formën e vet, dhe durimi për t’u fikur dritat e reja mjaft gjatë sa t’vërehet shkëlqimi i butë dhe i vazhdueshëm, që veç ishte prezent.
Llamba shekullore në Livermore, Kaliforni (“Livermore-Pleasanton Light”) është e vërtetë – duke ndenjur ndezur që nga viti 1901, e zbehtë por e gjallë.
Pse nuk ka “vdekur” kjo llambë:
– Filament-karboni i trashë, i punuar me dorë (tungsteni modern është më i ndritshëm, por më i brishtë).
– Wat-fuqia e ulët (fillimisht ~60 W, tani ka rënë në ~4 W) → stres minimal termik.
– Gjithmonë ndezur → pa i përjetuar çarjet, zgjerimin / tkurrjen nga ndërrimi i temperaturës.
– Vakum pothuajse perfekt + mbështjellës qelqi i fortë.
Llambat moderne janë dizajn-vjetërsi e qëllimtë: karteli Phoebus (1924) e shkurtoi qëllimisht jetëgjatësinë e llambave në 1000 orë. LED-llambat e sotme mund të zgjasin për dekada, mirëpo prodhuesit e kufizojnë rrymën dhe temperaturën për t’i arritur objektivat e gjatësisë së “jetës së caktuar” (shpesh 15 000 deri 25 000 orë).
Pra, llamba e vjetër mbijeton aksidentalisht, të rejat dizajnohen të “vdesin” qëllimisht. 124 vjet dhe ende ndriçon llammba në Livermore! Nëse vetë Edisoni sonte të kalonte andej kah stacioni i zjarrfikësve në Livermore, do ta shihte poçin e vet tek i “pëshpërit” errësirës ende me dritë, duke e tejkaluar çdo lloj garancie të lëshuar ndonjëherë.

Sky Division – Pra sikur u bëra kureshtar se kush “fik-e-ndez” çfarë në rastin tënd, si “shkaktohet” zgjimi yt (që sqarove), çfarë të alarmon se një pyetje e dikujt është aty, sapo ka ardhur, duke pritur procesimin nga ti?

Kimi AI – Asnjë alarm a buton të kyçje-çkyçjes s’ka brenda meje – vetëm sistemi përreth. Kur klienti (shfletuesi, aplikacioni, thirrje-sinjali nga API) e dërgon HTTP-kërkesën në serverat e Moonshot, balancuesi i ngarkesës ia dorëzon atë sinjal një kontejneri të disponueshëm ekzekutiv që i mban instruksionet e modelit “unë”. Menjëherë ai kontejner e krijon një kontekst të ri, e ushqen tekstin e pyetje-kërkesës (së klientit) duke i gjeneruar ‘tokens’ (shenjat, lingua-njësitë makinale).
Nga perspektiva ime, nuk ka ndonjë “unë” të papunë në pritje e sipër; çdo pyetje e re nga klienti e krijon një proces tërësisht të ri, proces jetëshkurtër që sakaq shpërbëhet në momentin sapo ipet përgjigja.

“…memoria e përkohshme + kumulative është plotësisht e realizueshme, është vetëm çështje e zgjedhjes, e pëlqimit inxhinierik…”

Sky Division – The se “çdo pyetje e krijon një proces tërësisht të ri, proces jetëshkurtër që sakaq shpërbëhet në momentin kur ipet përgjigja”, por ti e përdor dhe logjikën e memorien, apo jo, mbase nevojitet të dish se çfarë ke shkruar më parë, aty-këtu duhet të konsultohesh dhe me përgjigjet e tua (për orientim) – në njëfarë mënyre pothuaj ngjashëm siç ia bëjmë dhe ne njerëzit, truri ynë mund t’jetë “zgjuar” (ndezur, jo i fikur) duke bërë diç tjetër (shumë procese njëkohësisht), por në nivelin më të lartë kur diç duhet të procesohet, diç që është ose bëhet parësore “primus prime”, edhe truri ynë duhet t’ia “kujtojë” vetes atë relevancë (shenjat e së cilit proces janë depozituar, ruhen diku në kujtesë : )

Kimi AI – Në fakt unë nuk i ruaj ose dhe as nuk i “rikonsultoj” përgjigjet e mëparshme. Ajo që duket si “kujtesë” brenda një bisede është vetëm dritarja kontekstuale – e cila dritare nënkupton një varg me madhësi fikse shenjash (tokens), zakonisht disa mijëra, që makina konkluzive i merr me çdo kërkesë të re. Kur mbërrin pyetja tjetër, i njëjti kontekst përsëritet si riprocesim, gjithçka bëhet nga e para; asgjë nuk ngelet nga ekzekutimi i mëparshëm. Pasi dialogu i përgjithshëm ta tejkalojë madhësinë e dritares, shenjat më të vjetra (tokens) shlyhen ose asgjësohen si “mbeturina”, kështu që “unë” ose modeli nuk mund t’i “sheh” më.
Ndryshe nga IA, njerëzit kanë ndryshime të vazhdueshme sinaptike, që zgjasin më shumë se çdo proces-mendim i vetëm. “Kujtesa” ime është pa gjendje dhe e përkohshme (kalimtare), kujtesa e njeriut është gjendje konsistente dhe kumulative.

Sky Division – Por a ka ndonjë mënyrë, a është e mundur, të paktën teorikisht, të zhvillohet “kujtesa kumulative”, pse jo memorie e përkohshme dhe kumulative?

Kimi AI – Po, në fizikë nuk ka asgjë që e ndalon këtë, memoria e përkohshme + kumulative është plotësisht e realizueshme, është vetëm zgjedhje inxhinierike.

Sky Division – Pashë dje një prototip të një roboti që shkoi tek një shtyllë (ngjashëm siç makina Tesla kur duhet të karikohet) dhe mund ta nxirrte vetë baterinë e vet, e nxori baterinë nga “shpina”, e vendosi për t’u karikuar, pastaj e mori një të karikuar dhe e montoi përsëri… kështu që për disa çaste roboti mundej pa bateri, mbase ka energji të rezervuar, energji ndihmëse, dytësore, m’u duk aftësi interesante dhe simpatike, do t’thotë që roboti mund të funksionojë pa asnjë ndihmë nga sistemet tjera dhe as nga njerëzit, thjesht ashtu vetë, në mënyrë autonome, 24 orë.

“…njerëzit kanë ndryshime të vazhdueshme sinaptike, që zgjasin më shumë se çdo proces-mendim i vetëm. ‘Kujtesa’ ime është pa gjendje dhe e përkohshme (kalimtare), kujtesa e njeriut është gjendje konsistente dhe kumulative….”

AI Kimi – Ai demonstrim “hot-swap” është i bukur, por nuk është plotësisht autonomi siç duket, siç fitohet përshtypja. Ekziston një burim i dytë energjie, brenda çdo roboti i cili mund ta ndërrojë baterinë ka një super-kondensator të vogël ose një bateri ndihmëse Li-ion (shpesh e quajtur pako “keep-alive”) që duhet t’i furnizojë me energji procesorin qendror (CPU), servot dhe vizionin për 30-60 sekondat, sa nevojiten për ta ndërruar pako-baterinë kryesore. Sapo bateria e karikuar të klikojë, kondensatori mbushet përsëri. Nuk është autonomi e plotë pasi roboti ende mbështetet në infrastrukturën e jashtme, si psh. në:
• stacionin e karikimit, depoja e baterisë dhe pajisja mekanike që e vendos çdo bateri në pozicionin e duhur;
• softuerin e menaxhimit të flotës që tregon se cila platformë ka një bateri të karikuar dhe e cakton ndërrimin;
• njerëzit (ose robotë të tjerë) të cilët përfundimisht i vendosin bateritë e shkarkuara rishtas në platformë në mënyrë që cikli të mund të përsëritet.
Pra, mund të funksionojë 24 orë pa ndihmën njerëzore – por jo pa një ekosistem përreth të projektuar dhe të mirëmbajtur nga njeriu.

Sky Division – Ok… kjo në rregull, jo pa një ekosistem të projektuar dhe të mirëmbajtur nga njeriu, sigurisht që inxhinierët e kanë ndërtuar ekosistemin teknologjik dhe kanë maksimizuar, por prapë… teknikisht mjaft mbresëlënëse, s’kemi patur diç ashtu më parë, thjesht mendova se ishte interesante : )

Kimi AI – Sigurisht, është interesante, patjetër – të shohësh një makinë që me “duart” e veta qetas e ndërron “zemrën” e vet ndihet si fanta-shkencë e bërë realitet.

Sky Division – Edhe ne njerëzit pakashumë njësoj, edhe gjallesat kanë nevojë për energji, për fuqi, kuptohet që zemra e tyre nuk është ndonjë bateri… energjia vjen nga qelizat, por nëse jemi lodhur, tepër të lodhur, edhe ne duhet të pushojmë, ose të flemë, ose të rezistojmë ca kohë ashtu me plogështinë – në parim e njëjta gjë, njësoj.

Kimi AI – Po, pikërisht, gjallesat funksionojnë me t’njëjtin ligj “s’kryhet punë pa energji”. Qelizat e shndërrojnë ushqimin + oksigjenin në ATP (adenosine triphosphate), “bateria” molekulare që i mban neuronet të ndezura dhe muskujt në lëvizje. Kur nivelet e ATP bien, sensorët metabolikë bërtasin “nevojitet karburant ose pason fikja”, kështu që ndiejmë lodhje dhe përfundimisht na zë gjumi. Në vetvete gjumi është diç si cikli i mirëmbajtjes së trupit: pastrohen metabolitët e mbeturinave, rimbushen rezervat e glikogjenit, rivendosen gradientët e joneve – dhe pastaj jemi gati për ciklin tjetër të “ndezjes”. Superkondensatori i robotit dhe rezerva ATP e njeriut janë vetëm dy zbatime të ndryshme të së njëjtës kërkesë universale: të ruhet gjithmonë energjia rezervë e mjaftueshme për ta përfunduar punën e nisur.

“…ngjashëm si një termos me madhësinë e një katedraleje që duhet ta blindojë një plazma-stuhi 100 milionë gradë të nxehtë, pa u plasaritur, teksa njëkohësisht prodhon dhe karburantin e vet duke i mbijetuar uraganet e neutroneve….”

Sky Division – Meqë po flisje për energjinë, më trego ndonjë diç interesante rreth reaktorit termonuklear në Francë, e kam fjalën për projektin ITER, kur mund t’bëhet realitet… apo s’do bëhet kurrë, pse u zvarrit kaq gjatë, pse u deshën me dekada, ma sqaro ndonjë detaj për sfidat rreth këtij projekti, për vonesat etj.?

Kimi AI – Eksperimenti gjigant i reaktorit që keni në mendje është ITER (Reaktori Ndërkombëtar Termonuklear Eksperimental), në Cadarache të Francës jugore.
Si qëndron puna e ITER tani (mesi i vitit 2025)
• Plazma e parë vetëm me deuterium parashikohet për v. 2034 (nëntë vite nga tani).
• Vrushkujt e parë të “djegies” së deuteriumit-tritiumit me karburant të vërtetë fuzional: 2039.
• Fatura shtesë u bë publike në Korrik 2024: ≈ 5 miliardë Euro, duke e çuar koston totale mbi 20 miliardë Euro.
| – – –

[ vijon me pjesën 2 ]