Shkalla e Inflacionit në Evropë – Prill 2025

(s. guraziu – ars poetica, gusht 2025)

(Shqipëria solide me 2.6 % inflacion, njësoj si Greqia 2.6 %, dhe si Malta 2.6 %, pak më dobët se Gjermania 2.2 %, Suedia 2.1 %, Norvegjia 2.1 %, Italia 2.0 %)

Në muajin Prill 2025 shkalla e inflacionit në Bashkësinë Evropiane ishte 2.4 %, me çmimet që u rritën më shpejt në Rumani, e cila kishte një shkallë inflacioni prej 4.9 %. Ndërsa gjatë të njëjtës periudhë, Franca dhe Qiproja panë shkallë të ulëta inflacioni, Franca e kishte shkallën më të ulët të inflacionit në BE gjatë Prillit.
Jashtë BE-së, Zvicra kishte vetëm 0.3 % inflacion, ndërsa Turqia 37.9 %.
Përpara këtyre rritjeve të inflacionit (Prill 2025), rritjet e çmimeve në BE qenë mbajtur në nivele relativisht të ulëta, me shkallën e inflacionit që pati ngelur nën 3 % mes Janarit 2012 dhe Gushtit 2021. Gjithsesi, në Tetor 2022 shkalla e inflacionit në BE (9.2%) ishte më e lartë se në çdo kohë tjetër.

Të dhënat publikuar nga Catalina Espinosa, 2 Qershor 2025 / Statista – Notë: për Bosnjen dhe as për Kosovën s’kishte të dhëna të inflacionit, listën e plotësuam me “supozimin” përafërsisht ~3.0 %, duke u bazuar me inflacionin në Shqipëri prej 2.6 % dhe në Maqedoninë Veriore prej 3.5 %

VendiInflacioni
BE2.4 %
Eurozona2.2 %
Shqipëria2.6 %
Kosova~3.0 %
Austria3.3 %
Belgjika3.1 %
Bosnja dhe Hercegovina~3.0 %
Bullgaria2.8 %
Danimarka1.5 %
Estonia4.4 %
Gjermania2.2 %
Finlanda1.9 %
Franca0.9 %
Greqia2.6 %
Hungaria4.2 %
Islanda3.9 %
Irlanda2 %
Italia2 %
Kroacia4.0 %
Lituania3.6 %
Luksemburgu1.7 %
Letonia4.0 %
Malta2.6 %
Mali i Zi3.8 %
Moldavia1.34 %
Qiproja1.4 %
Polonia3.7 %
Portugalia2.1 %
Republika Çeke1.7 %
Rumania4.9 %
Holanda4.1 %
Maqedonia Veriore3.5 %
Mbretëria e Bashkuar4.1 %
Norvegjia2.1 %
Sllovakia3.9 %
Sllovenia2.3 %
Serbia4.1 %
Spanja2.2 %
Suedia2.1 %
Turqia37.9 %
Zvicra0.3 %

[ Pak histori rreth inflacionit ]

Gjatë v. 2024 normat më të larta vjetore të inflacionit (në shtetet anëtare të BE-së) u regjistruan në Rumani (5.8%), Belgjikë (4.3%) dhe Kroaci (4.0%). Rritjet më të larta vjetore të çmimeve në BE u regjistruan për pijet alkoolike dhe për duhanin (rritje prej 5.6%), të nxitura kryesisht nga rritjet për produktet e tjera të duhanit (10.6%), për vetë duhanin (8.0%) dhe për cigaret (7.6%).

Gjatë dekadës së fundit, inflacioni i BE-së filloi në një nivel të ulët prej 0.1% në v. 2015. Pastaj norma mesatare vjetore e inflacionit u rrit në vitin 2016 (0.2%), 2017 (1.7%) dhe 2018 (1.9%). Norma më pas u ul në 1.5% në v. 2019 dhe ra ndjeshëm në 0.7% në v. 2020 nën ndikimin e masave të COVID-19. Inflacioni u rrit ndjeshëm në 2.9% në v. 2021, duke arritur një nivel historik prej 9.2% në v. 2022. Kjo normë u ul në v. 2023, por mbeti mbi nivelin e v. 2021 në 6.4%. Në vitin 2024 norma vjetore e inflacionit u ul përsëri në 2.6%.

Ndër shtetet anëtare të BE-së, Hungaria (66.6%), Estonia (55.1%) dhe Çekia (51.9%) i regjistruan rritjet më të larta të përgjithshme të IHÇK* mes viteve 2015-2024. Ndërsa Qiproja gjatë të njëjtës periudhë e kishte rritjen më të ulët të përgjithshme të IHÇK (17.1%).
Në v. 2024 çmimet e konsumit u rritën deri në 5.8% në Rumani. Rritjet e tjera më të larta u regjistruan në Belgjikë (4.3%) dhe Kroaci (4.0%). Ndërsa normat më të ulëta mesatare vjetore të inflacionit në v. 2024 u regjistruan në Lituani (0.9%), Finlandë (1.0%) dhe Itali (1.1%).

Parë në shkallën globale, ndryshimi i përgjithshëm në BE gjatë periudhës 2015-2024 ishte 30.2%, ose një mesatare vjetore prej 3.0%. Ndryshimet e çmimeve në Japoni ishin përgjithësisht më të ulëta se në BE, ndërsa ndryshimet ishin përgjithësisht më të larta në ShBA dhe Kinë në periudhën 2015-2020. Gjatë periudhës 2015-2024, çmimet e konsumit u rritën me një mesatare vjetore prej 1.1% në Japoni, 3.2% në ShBA dhe 1.6% në Kinë.
(referencat: eurostat)

* IHÇK është një tregues kyç për Bankën Qendrore Evropiane (BQE), indeks për ta vlerësuar stabilitetin e çmimeve. Indeksi prodhohet nga Eurostat dhe është thelbësor për krahasimin e normave të inflacionit në shtetet anëtare të BE-së. Pra Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumatorit (IHÇK) është masë e inflacionit në BE që pasqyron ndryshimet me kalimin e kohës në çmimet e paguara nga familjet për një shportë përfaqësuese mallrash dhe shërbimesh. Indeksi përpilohet duke përdorur koncepte, metoda dhe procedura të harmonizuara në të gjitha vendet e BE-së.