(s. guraziu – ars poetica, gusht 2025)
…siduket as shkenca më serioze (brenda komunitetit shkencor global) s’i ka punët mirë me materien pseudo-shkencore dhe me mashtrimet – mashtrimi ‘shkencor’ është bërë diç si ‘industri’, shkruan revista Science duke iu referuar analizës alarmante publikuar në kuadër të NAS (National Academy of Sciences – Akademisë Kombëtare të Shkencave, ShBA), analiza e paraqitka një pamje alarmante dhe shumë brengosëse, dhe kështu artikulli i autores Cathleen O’Grady (publikuar 4 Gusht 2025) i sqaron brengosjet, artikulli sqaron se si rrjetet globale të sofistikuara i infiltrojnë redaksitë e revistave për të publikuar punime të rreme, dhe për lloj-lloj falsitetesh. Për vite me radhë, “detektivët” që i studiojnë mashtrimet shkencore i kanë rënë alarmit për volumin dhe kompleksitetin e industrisë që prodhon botime të rreme – tani studimi treguaka se “fabrikat e letrës” (dmth botimet, revistat e korruptuara “shkencore”) janë vetëm një pjesë e sistemit kompleks dhe të ndërlidhur që i përfshin botuesit, revistat dhe ndërmjetësit.
artikulli mund të lexohet këtu:
https://www.science.org/content/article/scientific-fraud-has-become-industry-alarming-analysis-finds
4 Aug 2025 by Cathleen O’Grady [ doi: 10.1126/science.zdl5m70 ]


