“Futuristika” e artistëve të dikurshëm, sot realitet i mirëfilltë!

Ripostim, aktualizuar me shkas, Shtator 2025… meqë e gjetëm videon : )

Video by Stargate Studios” (videoja e vjetër ishte SD, kualitet i dobët për keqardhje, tani e gjetëm një tjetër sadopak më kualitative : )

 
(Në v. 2014 pata shkruar) – Ja si e shohin sot dhe si kanë “dëshirë” ta shohin Dubain vetë arabët – dritat magjepsëse skaj më skaj të një “megacity” supermodern (aspak larg nga fantazia e Jim Burns, dhe fare pakëz “larg” bie fjala nga fantazia lidhur me një “kryeqytet galaktik” si Coruscant i Star Wars : ) – veturat hibride i shohim gjithandej si fluturushe qiellit, e edhe “sterres”.

Në Maj të vitit të kaluar pata komentuar: “Një parodizim grafik – Dubai, Burj Khalifa dhe Jim Burns”.
…dikur në rini “habitesha” me imagjinatën e një artisti të zhanrit fantastik, me një tabllo të llojit “sci-fi” të Jim Burns. Habitesha me përspektivën, me vizionin e me detajet… si përshfaqje e “futuristikës” brenda një kornize. Por në fakt nuk ishte “futuristikë” – ose na ishte, po paskësh qenë “afatshkurtër”! Ja dhe një “dëshmi” se ne veç jetojmë në “futuristikën”, paçka se disa gjëra janë relative sa i përket termave, natyrisht!
Një film lidhur me turistikat e Dubait (padyshim i porositur nga institucionet e Emirateve të Bashkuara Arabe, meqë mbase u takon përgjegjësia për promovimin turistik, punuar nga një studio amerikane, “Stargate Studios”) sikur flet dhe per një “dëshmi” tjetër multimediale (kësaj radhe si video).

Kuptohet, në videon veturat “fluturojnë” me ndihmen e huazuar imagjinative-artistike të Stargate… apo në grafikat artistike të dikurshme ato “fluturojnë” me imagjinatën e Jim Burns, por e nesërmja është sikur dhe e sotmja e Dubait, e cila e sotme kishte aq shumë dallim nga e dikurshmja. Dikur, askush përveç artistëve s’mund ta imagjinonte një “cityline” siç është ajo e Dubait të ditëve tona (shi për këtë i pata paralelizuar me grafikat e Jim Burns), por ja që “futuristika” e atyre artistëve sot është një realitet i mirëfilltë, realitet me të dyja këmbët “zhytur” në të nesërmen!
(S. Guraziu – Ars Poetica, J 2014)

 
[ Stargate Studios was founded in 1989, it’s a production company offering visual effects and production services to the film and television industry. Headquarters: South Pasadena, California, USA ]