Erika L. Sanchez – Përkthimi

PËRKTHIMI
Erika L. Sánchez [ 1984, ShBA ]

a huevo: të joshesh agresivisht nga një vezë
ay diosito: zotthi që ti e falënderon sepse duart e tua ekzistojnë
me hicieron ojo: qerpikët e mi fluturuan një nga një si fijesh malli!
señora studies: shiko, një hartë në dheun e lëngimeve të nënës sate
empacho: hëngre kaktus derisa shpërtheve e hapur si frut i kalbur
tacos de cabeza: mëdyshje ngjallur nën magjinë e një hëne portokalli
un susto: fantazma jote e ardhshme shkundet në dhomën bosh
santo niño de atocha: foshnja shenjëtore që i çliroi gjithë drerët e plagosur
escalofrío: biseda e papritur me paraardhësin tënd favorit, Lupe
no te metas con mi cucu: një këngë e gëzueshme për tentativën e dhunimit
me da cosa: përfitoj diç; një pendël pa pëlqim në veshin tënd
no mames: ende thith nga thimtha e nënës sate dhe na flet për të
sopita de letritas: supë e lehtë bebesh e bërë me germa imcake bebesh
fabuloso: uji i preferuar i nënës sate për shtupën e dyshemesë
el chavo del ocho: një jetim i rritur në kërkim të fantazi-sanduiçit prej proshute
esa huerca: Angie, fqinja e derës tutje që kurrë s’mbath çorapë
allá en las cocinas: një krizë shpirti

– – –
© 2024 E. L. Sánchez – Burimi: Revista “Poetry”, Qershor 2024 – via Poetry Foundation, ShBA
Përkthyer: S. Guraziu – Ars Poetica, 2025