Ekonomitë e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6) për v. 2024 ishin ~ 270 Miliardë $, përafërsisht sa ekonomia e Greqisë ~260 Miliardë $, ose sa ekonomia e qytetit kinez Tianjin ~270 Miliardë $.
Në vitin 1979, dhe vetëm ekonomia e Holandës (relativisht shtet i “vogël”, popullsia atëbotë ~ 14 milionë banorë) ishte më e madhe se ekonomia e Kinës (me popullsi ~ 990 milionë banorë) – ose më e madhe se ekonomia e Indisë (me popullsi ~ 700 milionë banorë). Në vitin 2010, Kina u bë Ekonomia e 2të më e madhe në botë (pas ekonomisë së ShBA). Në vitin 2018, 35 qytete kineze arritën ekonomi aq të mëdha sa vendet komplet të Evropës. Për 2023/24 e bëmë rishtas një tabelë të PBB-së krahasimtare mes shteteve evropiane dhe të qyteteve kryesore kineze.
(S. Guraziu – Sky Division, 2025)
Info:
– Qyteti Kinez (PBB në miliardë $ – dollarë amerikanë), vlerësim i vitit 2024)
– Vendi, Shteti Evropian (PBB në miliardë $), 2023-2024)
– Qytetet kryesore kineze (Shangai, Pekini) i rivalizojnë ekonomitë e mesme të BE-së (psh., Polonia, Suedia).
– Shtetet më të vogla të BE-së (Malta, Qipro) përputhen me qytetet e Nivelit 3 të Kinës (psh., Kunming, Xiamen).
– Ekonomitë evropiane jashtë BE-së (Zvicra, Norvegjia) janë përfshirë po ashtu për qëllim krahasues.
Të dhënat dhe referencat: FMN, Banka Botërore, raportet e bashkive kineze (via Logios).
Ekonomitë e Qyteteve Kineze dhe të Vendeve të BE-së, 2023-2024
Qyteti Kinez | PBB ($ në Miliardë) | Shteti Evropian | PBB ($ në Miliardë) |
---|---|---|---|
Shanghai | ~757 $ Miliardë | Zvicra | ~800 $ Miliardë |
Pekini | ~650 $ M | Polonia | ~670 $ M |
Shenzhen | ~500 $ M | Belgjika | ~580 $ M |
Guangzhou | ~400 $ M | Suedia | ~540 $ M |
Chongqing | ~380 $ M | Austria | ~470 $ M |
Suzhou | ~350 $ M | Norvegjia | ~430 $ M |
Chengdu | ~320 $ M | Irlanda | ~380 $ M |
Hangzhou | ~300 $ M | Danimarka | ~360 $ M |
Vuhan | ~280 $ M | Finlanda | ~280 $ M |
Tianjin | ~270 $ M | Portugalia | ~260 $ M |
Nanjing | ~250 $ M | Greqia | ~230 $ M |
Dongguan | ~200 $ M | Republika Çeke | ~290 $ M |
Qingdao | ~190 $ M | Rumania | ~280 $ M |
Changsha | ~180 $ M | Hungaria | ~180 $ M |
Zhengzhou | ~170 $ M | Sllovakia | ~110 $ M |
Foshan | ~160 $ M | Bullgaria | ~90 $ B |
Ningbo | ~150 $ M | Kroacia | ~70 $ M |
Hefei | ~140 $ M | Lituania | ~70 $ M |
Xi’an | ~130 $ M | Sllovenia | ~60 $ M |
Jinan | ~120 $ M | Letonia | ~40 $ M |
Xiamen | ~110 $ M | Estonia | ~40 $ M |
Vuxi | ~100 $ M | Qipro | ~30 $ M |
Dalian | ~90 $ M | Luksemburgu | ~85 $ M |
Kunming | ~80 $ M | Malta | ~20 $ M |
Harbin | ~70 $ M | Islanda | ~30 $ M |
Taiyuan | ~60 $ M | Lihtenshtajni | ~10 $ M |
Lanzhou | ~50 $ M | Mali i Zi | ~6 $ M |
Shangai është zona urbane më e populluar në Kinë. Popullsia e qytetit është e dyta më e madhe në botë, pas Chongqing, me rreth 24.87 milionë banorë në v. 2023, ndërsa zona urbane është më e populluara në Kinë, me 29.87 milionë banorë. Që nga v. 2022, zona metropolitane e Shangait të Madh vlerësohej për PBB (nominale) prej gati 1.9 trilionë $.