Falsiteti i postimeve në Facebook !

…e pabesueshme sa shumë postime “fals” i shfaq Facebook… si është e mundur, sikur s’më besohet si është katandisur Facebook – thuase me qindra e mijëra llogari krijuar nga AI, 1 foto e krijuar me AI dhe aty ngjitas lloj-lloj lajmesh, rrëfimesh të stisura… sëfundi më doli se shkencëtarët kinezë e paskan krijuar një mini-bateri atomike që nuk shpenzohet për 50 vjet, mirëpo dizajni i AI, s’duhet mohuar, vërtet dukej cool, mjaft bateri impresive, po ashtu holandezët e paskan ndërtuar një super-anije që i pastron oqeanet nga mbeturinat plastike, anija qenkesh 600 m e gjatë dhe kuptohet, pothuaj teknologji alienike, hiper-futuristike pasi dhe funksiononte me energjinë solaris : )
(sguraziu – ap, 30 t 2025)