(senad guraziu – ars poetica, n 2025)
| Gratë e Profetit Muhamed Nënat e Besimtarëve Gjithsej njëmbëdhjetë (11) gra thuhet se janë konfirmuar të kenë qenë të martuara me Profetin Muhamed. Anise kishte t'bënte me një numër më të madh grash (psh. historiani Al-Tabari shkruante se Muhamedi u martua me gjithsej 15 gra, po ashtu duhet konsideruar sëpaku dhe nja 4 konkubina). Si shenjë respekti, besimtarët i referohen secilës prej këtyre grave me titullin Umm al-Mu'minin (ar|أم ٱلْمُؤْمِنِين - Nënat e Besimtarëve) i cili term rrjedh nga Kurani. Me kalimin e kohës, si nderim secila prej grave të Muhamedit filloi të parashtesohej me Umm al-Mu'minin. Thuhet se termi rrjedh nga shprehja "Profeti është më afër besimtarëve sesa vetë ata, dhe gratë e tij janë (si) nënat e tyre". Termi parashtesor zbatohet për të gjitha gratë e tij, pa përjashtime. Përvec 2-3 grave, të gjitha të tjerat o ishin të martuara, ngelur të veja, o të divorcuara më parë. Sidoqoftë, gruaja e 2-të ose e 3-të, Ajshja (nuk dihet saktë nëse ishte e 2-ta apo e 3-ta) ishte madje e mitur, nuk ishte as 10 vjeç kur babai e pati fejuar me burrin e ardhshëm "50-vjeçar", është kjo njëra nga pikat më të rrahura të debateve dhe të mospajtimeve ndër shkollarët e botës islame. Por se Ajshja do bëhej "favoritja" e tij, dhe se do luante një rol jashtëzakonisht të madh në përhapjen e teksteve, dhe apo të Islamit, kjo dihet sigurt. Martesa e parë e Profetit Muhamed ishte me Hadijen e pasur në v. 595, kur ai ishte rreth 24-25 vjeç dhe ajo ishte 28 (ose 41 vjeç - as ky detaj s'dihet). Khadijah bint Khuwaylid ishte gruaja e tij e vetme deri në vdekjen e saj në v. 619 (shpallur nga vetë profeti si "Viti i Pikëllimit"). Vdekja e saj i dha fund martesës së tyre 24-vjeçare. Pas Hadijes, Muhamedi do martohej dhe me 10 gra të tjera. Khadijah bint Khuwaylid ishte një pronare karavanesh, tregtare e pasur nga Meka që e punësoi Muhamedin e ri dhe më pas i propozoi martesë. Ajo do ishte nëna e 6 fëmijëve të tij dhe personazh kyç në zhvillimin e hershëm të Islamit. Hadija vdiq në Prill të v. 620. Sipas Anas ibn Malik, fuqia dhe libido-seksualiteti i Profetit ishin të padiskutueshme, i vizitonte të njëmbëdhjetë gratë brenda 24 orëve; mirëpo ai mund ta arrinte këtë, pasi i kishte aftësitë seksuale të tridhjetë burrave. [Al-Tabari, Vol. 9, pp. 126-127 - The Last Years of the Prophet - Translator: Ismail K. Poonawala - Publikuar: Shtator 1990 ISBN: 978-0-88706-691-7] Pra, historiani Al-Tabari shkruante se Muhamedi u martua me gjithsej 15 gra, megjithëse do ishin 11 në të njëjtën kohë; dhe 2 nga këto martesa nuk u konsumuan kurrë. Sipas tij, ky numër prej 15 grash nuk i përfshin të paktën 4 konkubina. "Konkubinë" është një grua me të cilën një burrë bashkëjeton pa qenë i martuar, dhe ka një "status" shoqëror në familje më të ulët se ai i një gruaje legjitime. Të gjitha konkubinat e Muhamedit ishin skllave të tij. Al-Tabari gjithashtu nga numri i 15 grave i përjashton disa gra të tjera me të cilat Muhamedi kishte një lloj kontrate martesore, mirëpo të cilat, për shkak të teknikaliteteve ligjore, nuk u bënë kurrë gra të plota. Megjithatë, është mjaft e sigurt se asnjëra nga këto femra nuk është "prekur" ndonjëherë nga profeti. Ato ishin ekuivalenti kulturor i një fejese të prishur. Sëfundi, kishte disa gra të tjera me të cilat Muhamedi dëshironte të martohej, ose me të cilat ishte ftuar të martohej, por për arsye të ndryshme nuk qenë realizuar kurrë - thotë Al-Tabari. *** Psh. siç mund të shihet tek portali, Wikipedia e mirëmban materian voluminoze të referencave (pothuaj referenca "marramendëse" do thosha, me dhjetra e qindra sosh), por të dhënat që figurojnë në tekstet "wiki-zyrtare" (gjoja të cituara, të kontrolluara nga editorët) nëse krahasohen me disa të dhëna të grave të Profetit varrosur në varrezat Al-Baki në Medinë (siç bëra unë), pata përshtypjen nuk përputhen, qofshin aty me qindra referenca... prapë sikur s'kishte saktësi "satisfaksionale". Mirëpo gjithashtu, e pamundur për mua të sjell "konkluzione", sikur që dhe e pamundur të sjell gjithçka në Shqip, andaj 4 kapituj (Gratë e Profetit, Propozimet martesore të refuzara, Konkubinat dhe Fejesat dhe Kontratat e Prishura) "Women of Prophet Muhammad", "Refused Proposals", "Concubines", "Engagements and Broken Contracts", po i ngjes në Anglisht në fund të këtij vështrimi të shkurtër. *** Historia e al-Tabarit përbën njërin nga burimet kryesore fetare të Islamit, përmban përmbledhjen më të plotë të Ibn Ishaq's Sirat Rasul (biografia më e rëndësishme e Profetit Muhamed). Historia e al-Tabarit lavdërohet universalisht nga myslimanët për detajet dhe saktësinë e saj në lidhje me historinë rreth Islamit dhe të Lindjes së Mesme.
Fëmijët e Profetit Muhamed: 7 fëmijë Si pikëpamje e zakonshme merret se Profeti Muhamed i kishte shtatë fëmijë biologjikë (3 djem dhe 4 vajza). Të gjithë fëmijët, përveç njërit prej tyre, erdhën në jetë me gruan Khadija bint Khuwaylid mes viteve 598 dhe 615. Gruaja e fundit, skllavja nga Egjipti, Mariyya i lindi Muhamedit një djalë në v. 630 (fëmija i tij i shtatë). Mirëpo asnjëri nga djemtë e tij nuk mbijetoi deri në moshë madhore. Me gruan Khadija bint Khuwaylid [Qasim (598-601), Zainab (599-629), Ruqayya (601-624), Umm Kulthum (603-630), Fatima (605-612 / 615-632), Abd Allah (611-615)] *** Siç e cekëm më lart, martesa e parë e Muhamedit ishte me gruan e pasur, Khadija bint Khuwaylid në v. 595, kur ai ishte 24-25 vjeç dhe ajo ishte 28 vjeç (ose 41 vjeç). Khadija do ishte gruaja e tij e vetme deri në vdekjen e saj në v. 619 (Viti i Pikëllimit). Pas gruas Khadija, nga v. 620 deri 628 Profeti do martohej me dhjetë gra të tjera: me Sewdah bint Zam'ah në v. 620; me Aisha bint Ebi Bakr në v. 623; me Zaynab bint Khuzayma në v. 624; me Hafsa bint Umar dhe Hind bint Abi Umayya në v. 625; me Zaynab bint Jahsh në v. 627; me Juwayriyya bint al-Harith, me Ramla bint Abi Sufyan dhe me Safiyya bint Huyayy në v. 628; me Maymunah bint al-Harith në v. 629. Përveç këtyre grave, statusi i Rayhanah bint Zayd dhe i Mariyya bint Sham'un ngelet i diskutueshëm, pasi ka patur mosmarrëveshje mes shkollarëve të botës islame nëse ato ishin konkubina apo gra legjitime. Me përjashtim të Aisha bint Ebi Bakr (dhe 1 a 2 tjerave), të gjitha gratë e Profetit ishin më parë të veja ose të divorcuara. *** Megjithatë, do ishte martesa më e rëndësishme nga të gjitha rrëfimet në jetën e Profetit: 6 nga 7 fëmijët biologjikë u lindën me Hadijen. Çifti do ishin të lumtuar, e respetuan monogaminë gjatë 24 viteve të martesës, gjatë gjithë kohës sa ishin bashkë. Vdekja e saj në v. 619, në moshën 52 (ose 65 vjeç), i dha fund martesës së parë dhe monogamisë së Muhamedit, i cili ishte 49 vjeç në atë kohë. Pas migrimit të tij në Medinë, do martohej me 10 gra të tjera, pothuaj vit për vit rishtas martesë, dhe + 1 grua i shtohej shtëpisë së tij. Jetonte në Medine, ndonëse s'do kishte asnjë grua medinase, me sa duket sepse ata nuk e përkrahnin miratimin e Islamit për martesën me shumë gra, dhe mbase kishte t'bënte me kufizimin e të drejtës së tyre për trashëgimi. Anise myslimanët janë të kufizuar fetarisht për t'i patur 4 gra sëshumti (jo më shumë se 4 në t'njëjtën kohë), ky kufizim nuk vlente për Muhamedin, për arsye të statusit të tij si profet ishte i privilegjuar të kishte një numër të pakufizuar grash. "Pakufizimi" i tij për gratë, dhe duke poseduar fuqi te pashtershme seksuale, padyshim bekuar me vullnetin hyjnor, në një kohë të caktuar do ishte 11, siç na e thotë historiani al-Tabari (fuqi 30-burrnore), dhe pra nuk "kufizohej" me normativin 4. Përveç këtij jokufizimi, po ashtu nuk lejohej që gratë e Profetit të rimartoheshin (pas vdekjes së tij); të gjithë burrat e kohës pas vdekjes së tij qenë paralajmëruar rreptësisht kundër përpjekjes për t'u martuar me këto gra të veja. Qëllimi për t'u martuar me gratë e Profetit në Kuran klasifikohet si "shkelje e madhe në sytë e Allahut". Akademiku skocez William Montgomery Watt pohon se të gjitha martesat e Muhamedit kishin aspektin politik të forcimit të marrëdhënieve diplomatike e miqësore, dhe bazoheshin në zakonet arabe. Akademiku amerikan Francis Edward Peters thotë se është e vështirë të bësh përgjithësime rreth martesave të Muhamedit; shumë prej tyre ishin martesa politike, disa prej tyre do kenë qenë nga dhimbshuria (dmth. njësoj siç thotë Prof. Esposito, për t'i ndihmuar vejushat e ngelura), ndonjëra nga martesat ndoshta kishte t'bënte dhe me çështjet e zemrës - thotë Peters. Historiani amerikan John Victor Tolan shkruan se martesat e Muhamedit ishin kryesisht përpjekje për t'krijuar aleanca politike. Kështu që objektivat, ose qëllimet e martesave të shumta të Profetit Muhamed janë përshkruar si qasje për krijimin e lidhjeve familjare mes tij dhe shokëve-miqëve (Psh. u martua me vajzat e Ebu Bekrit dhe Umarit, ndërsa Uthmani dhe Aliu u martuan me vajzat e tij - në këtë mënyrë do kishte lidhje familjare me gjithë fisin e Rashidunëve). Mirëpo, kuptohet po ashtu, objektivë strategjike ishte dhe përhapja e Islamit duke bashkuar fise dhe klane të ndryshme arabe përmes martesave. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Women of Prophet Muhammad – [ 1 ] [ 2 ] [ 3 ] [ 4 ] | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Women of Prophet Muhammad Khadijah bint Khuwaylid (Married, July 595) - Muhammad's first marriage was to Khadijah bint Khuwaylid in 595, when he was ~24-25 years old and she was either 28 or 41. She was his only wife until her death in 619 (the Year of Sorrow) ended their 24-year-long marriage. After Khadija, Muhammad went on to marry another 10 women. Khadijah was a wealthy merchant from Mecca who employed the young Muhammad and then proposed marriage. She was the mother of six |
Women of Prophet Muhammad - Refused Proposals Habiba bint Sahl (Proposal c. 623) - Habiba was a prominent member of the Najjar clan in Medina. When the chief died with no obvious heir, Muhammad proposed to Habiba. His companions warned him that the women of Medina were not used to polygamy and that the men were very jealous for the happiness of their daughters; if this marriage turned out badly, key citizens might withdraw their support from Islam. Muhammad retracted his proposal, but the Najjar clan made | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Women of Prophet Muhammad - Concubines This category of consorts of the prophet forms a separate category, since these women were not actually given over in marriage with an 'aqd-nikaah and a mahr to the prophet, but were rather his personal property, "what the right hand possesses." That is to say, explicitly, that these were his sex slaves, also known as "concubines", were obliged to have sex with him. As such Muhammad availed himself of them sexually although they were not actually granted the status of |
Women of Prophet Muhammad - Engagements and Broken Contracts Khawla bint Hudhayl (~627) - She was a princess from the powerful Christian Taghlib tribe in northern Arabia. Her uncle arranged the marriage, which was expected to be politically advantageous on both sides. Muhammad signed the contract, but Khawla died on her journey to Medina, before they met in person. The same year, Sharaf bint Khalifa (~627 - she was an aunt of Khawla bint Hudhayl) - after Khawla's death, the family tried to substitute Sharaf. In one tradition, Sharaf |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Women of Prophet Muhammad – [ 1 ] [ 2 ] [ 3 ] [ 4 ] | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||

