(sguraziu – ap, n 2025)
…gjithë tifozët e botës janë interesantë, askush s’e mohon këtë, fakt i pakontestueshëm, tifozat e futbollit janë unikë, fantastikë… etj. etj. psh. tifozët francezë i marrin dhe gjelat me vete dhe i puthin nga gëzimi, saherë kombëtarja franceze avancon me ndonjë gol apo kur fitojnë, këta desh çmenden duke i puthur gjelat – e prapë zor se mund të shtyhet kush me tifozat shqiptarë, mendojmë se unikaliteti i tifozllëkut shqiptar ngelet i pacenueshëm, shqiptarët kur gëzohen aty-këtu mund t’i puthin të dashurat e tyre… por aq, nuk i puthin as shqiponjat as Skënderbeun (dmth. maskotat), këta nuk marrin as gjela as kikirezë me vete, i marrin daullet, tupanat, boriat, flamujt, maskotat, shamiat…
…herën tjetër do flasim për fenomenin e ashtuquajtur “pitch invaders”, tifozat shqiptarë janë të njohur për futjen në fushë dhe për t’i lodhur rojtarët, kujdestarët (stewards) duke vrapuar zig-zag pas tyre, shpesh them mirë që s’po futen lakuriq, 100% nudo… as çorape as brekushe, por jo, shqiptarët janë modestë, i mbajnë rrobat veshur – zakonisht “pitch invaders” i heqin rrobat, futen cullak në fushë, njihet ky fenomen : )


