(senad guraziu – ars poetica, n 2025 – fotot via getty)
Para së gjithash, ç’lidhje na paska Edi Rama (Kryeministri i Shqipërisë) me FTA (Fashion Trust Arabia)? Epo, në fund të fundit, asgjë fare – mbrëmje për pikë të qejfit. Ta ftosh Edi Ramën e Shqipërisë në Eventet e Modës së Arabisë është njësoj si ta ftosh Erdoganin e Turqisë në BAFTA-n e Britanisë – filmaxhi i madh Erdogani, i njohur botërisht dhe e nderon 100% kinematografinë : )
Mirëpo nëse ke miq të pasur gjithandej në Botën Arabe, atëherë pse jo, why not : ) Dhe vetëm t’ia bësh qejfin gruas për një mbrëmje s’shembet as bota as Shqipëria. Sepse shpenzimet e Ramës padyshim do i kenë mbuluar miqtë arabë, sheikët, pasanikët, organizatorët. Rama nuk e përdor buxhetin e popullit të varfër për evente të tilla. Berisha ashtu e “akuzon” por ne nuk e dimë, s’kemi njohuri për pollavrat politike të Shqipërisë. Sipas nesh, ndonjë mbrëmje e kënaqësisë familjare atje larg në Doha të Katarit financohet dhe nga miqtë.
Sepse ashtu rrotullohet bota, mik pas miku, jaran pas jarani… bam e bum bjen tupani. Ca ditë më parë madje dhe Presidenti Trump së bashku me Elon Musk morën pjesë në Forumin e Investimeve Arabo-Amerikane 2025, apo jo. Ndërsa s’është nevoja të diskutohet dhe vetëm sa armët i blejnë shtetet si Arabia Saudite, Katari, EBA etj. nga Amerika… me qindra miliarda biznes. Prandaj atje mbahen “Forumet”… ku t’jetë vendi duhet dhe kuvendi, apo jo.
Katari është një vend shumë i pasur. Me Ceremonitë e Çmimeve të FTA, Doha synon t’ia dërgojë botës një mesazh të qartë – bota arabe nuk është më thjesht një treg ordiner (ku shesin e pasurohen biznismenët perëndimor, ishte se ç’na ishte), por dhe vend ku do të caktohet si do shkojnë punët e modës tutje.
E gjithë bota mbarë e di, sheikët e Katarit janë aq të pasur, s’dinë as çfarë të bëjnë me paratë, andaj duan t’i tregojnë botës se biz-o-sfera arabe është një fuqi krijuese që përcakton se si duket dhe si duhet të frymojë luksi modern.
As Katari, as Emiratet e Bashkuara, as Saud-Arabia s’janë më vetëm shpenzues parash, gjoja thjesht shtete të pasura që blejnë armë nga Amerika, luks të shtrenjtë dhe fashionizma nga Perëndimi. Jo, tashmë mund të dizajnojmë dhe ne vetë – kemi dizajnerë e vizionerë, mund t’i paguajmë modelet, super-modelet (e klasit Gisele Bündchen, e paguajjmë dhjetra-miliona për 1 mbrëmje dhe ja, e vesh fustanin me lule dhe fluturon nga Brazili), e ftojmë dhe Edi Ramën dhe voila, vjen me gjithë gruan nga Tirana.
Sipas nesh kështu është vizioni i modës, nga Doha e drejt botës, e ardhmja e modës mund të përcaktohet pikërisht këtu në Doha. Sepse jemi super-të pasur dhe kemi vizion artistik po ashtu, ne i blejmë luksozitetet andaj ne dhe vendosim.
Kështu që kishim nevojë për një ekspert që mund të lidhë Politikën dhe Modën, në këtë funksion e thirrëm Ramën si kryeplak i Shqipërisë për ndihmë. Shkurt e troç, edicioni i 7-të i Fashion Trust Arabia (FTA) është kulm kulturor që synon të riafirmojë Lindjen e Mesme si një nga motorët e fuqishëm krijues të modës. Me udhëzimet e Ramës, Doha mund të bëhet pikërisht ky lloj “biz-boshti rrotullues” i fashionizmit botëror. E kemi parasysh që as Rama nuk i di të gjitha vetë, ai di mjaft për politikat, ai di po ashtu mjaft për kravatat… për fat të keq jo dhe 100% për modat. Mirëpo dmth. konsultohet me gruan, i shfrytëzon ekspertizat e gruas.
Pati qenë e caktuar që FTA të mbahet në Muzeun Kombëtar të Katarit, nën udhëheqjen vizionare të Sheikeshave Moza bint Nasser, Al Mayassa bint Hamad Al-Thani dhe bashkëthemelueses Tania Fares. Eventi i këtij viti do nderohet dhe me prezencën e Kryeministrit të Shqipërisë, Rama do ta përziejë shkëlqimin me qëllimin tonë vizional. Dmth. ikonat ndërkombëtare do jenë Gisele Bündchen, Lindsay Lohan, Emma Roberts dhe Edi Rama. Anise Rama nuk do ecën në tapetin e Dohas, kuptohet dhe kjo, por do jetë prezent familjarisht, për ta çimentuar statusin e FTA si një ngjarje globale.
Dihet se vëmendja do jetë e përqendruar tek stilistët dhe dizajnerët që po e rishkruajnë të ardhmen e modës në gjithë rajonin Lindjes së Mesme dhe të Botës. FTA është një Ceremoni Çmimesh, kështu që mes fituesve nuk do jetë Rama, s’duhet pritur… s’duhet ngatërruar gjërat. Sidoqoftë fituesit e vitit 2025 do ta pasqyrojnë aktualitetin e pasur arab, me perspektivë, me vizion dhe origjinalitet.
[ Shih po ashtu – Widespread flooding across several regions in Albania, Nov. 2025 ]

