Ç’botë e mrekullueshme, what a wonderful world

…bazuar në fotot moderne krijohet përshtypja se femrat vërtet dinë si duhet, midis fushës dhe nuk mërziten, vetëm kënaqësira + ëmbëlsira… kënaqen pa hile, tekefundit këtë përshtypje na e ngjallin fotografët, me miliona foto të ngjashme, thuase s’dinë çfarë shkrepet tjetër, vetëm lumturi, diellosje, ngjyrësi, vetëm lumturushe duke u kënaqur – ç’botë e mrekullueshme, what a wonderful world : )

…gjoja fillikat vetëm në plazh, asnjë frymor, asnjë zog në fluturim, asnjë peshk… asnjë delfin, madje dhe qielli i bruztë, thjesht kaltërsi : )