Asfalt-shpagetizime Interesante

…në Holandë s’ka nevojë për shpagetizime – më doli një foto e Bangkok Expressway, m’u duke mjaft e shpagetizuar, dhe ma kujtoi Orange Crush interchange (Kaliforni), e cila me 34 traka është diç si shpageti-kryqëzim marramendës, një gazetar britanik ia pati vënë nofkën “spaghetti junction” kryqëzimit Gravelly Hill në Birmingham, atëherë kur qe ndërtuar në vitet ’80 të shek. të kaluar, dhe që nga atëherë kryqëzimet komplekse kudo që ndërtohen quhen “shpagetizime” – kërkova një foto nga ajri të Orange Crush interchange në Los Angeles, por më dilnin vetëm video, gjithsesi Melissa Price i paska punuar 2 ilustrime ku shihet qartë kompleksiteti i kryqëzimeve britaniko-amerikane, këto 2 kryqëzime janë më të “shpagetizuarat” që njeh bota (anise dhe Kina sëfundi i ka ndërtuar ca jashtëzakonisht të shpagetizuara) – pra 2 fotot ngjitur janë, njëra Bangkok Expressway, dmth. në Bangkok të Tajlandës (rrotullim-asfaltizim = shpagetizim : ) – ndërsa fotoja e gjelbër është në Holandë, “green”, pastër, bukur, thjeshtë, s’është nevoja për shpagetizime-asfaltizime : )