(sguraziu – ars poetica, 25)
…very strange, very weird – i pashë ca karrige të dizajnuara, secila më “interesante” se tjetra, por njëri dizajn sikur ia kalonte secilës ide tjetër, vallë pse do donte kush të ulet në një arkivol-karrige… ngela, më shkoi buza në gaz sepse m’u kujtua piktori i mirënjohur Magritte i cili e pati bërë një seri pikturash (seri e ashtuquajtur “Përspektiva”) duke u bazuar në veprat e njohura të disa artistëve francezë, dhe ku tashmë Magritte do i zëvendësonte me arkivole figurat e paraqitura në pikturat e tyre origjinale : )
…athua vallë pse, dhe çfarë e pati frymëzuar Magritte për një qasje të tillë të “çuditshme” ndaj artit të tyre – e pata shprehur gjoja habinë para 10 viteve, shih postimin këtu [ Surrealizmi i “çuditshëm” i Rene Margritte – Arkivolet! ]

