Holanda megjithatë “PO” Eurovision-it 2027 !
…në Dhjetor të 2025 pata shkruar se Holanda definitivisht i tha “Jo” Eurovision-it 2026 ! Për herë të parë në 24 vite Holanda do rrinte jashtë këtij kontesti muzikor të Evropës. Si arsye pati qenë POLITIKA ndërkombëtare, meqë Izraeli lejohej të merrte pjesë në Eurovision 2026, disa vende do tërhiqeshin, ndër to dhe Holanda, e po ashtu dhe Spanja e “5-shes së Madhe eurovizionale”. Transmetuesi AVRO-TROS do deklaronte se Holanda s’do merrte pjesë në Eurovision 2026…
(s. guraziu – ars poetica, 23 shtator 2026)
➔ [ Holanda megjithatë “PO” Eurovision-it 2027 ! ]
…meqë Izraeli lejohet të merr pjesë në Eurovision 2026, disa vende tërhiqen e ndër to dhe Spanja e “5-shes së Madhe”, u konfirmua për publikun holandez në lajmet e mbrëmjes – transmetuesit AVRO-TROS i Holandës, RTVE i Spanjës, RTE i Irlandës dhe RTV i Sllovenisë lëshuan menjëherë deklarata duke thënë se nuk do t’marrin pjesë në Eurovision 2026…
…Eurovision 2026 do t’jetë edicioni i 70-të i këtij eventi masiv të këngës, është planifikuar të përbëhet nga 2 gjysmëfinale më 12 dhe 14 Maj, dhe 1 finale më 16 Maj 2026, në Wiener Stadthalle të Vjenës, Austri…
(s. guraziu – ars poetica, 4 dhjetor 2025)


