…duke u marrë me atlasin e ushqimeve më ra në sy “petoule” e Greqisë, e që është totalisht e ngjashme me “petullat” e sferës shqiptare (Shqipëri, Kosovë), jo vetëm si emërtim… por me pamje e me gjithçka, dhe sikur m’u ngjall buzëqeshja : ) athua vallë kush do i ketë shpikur, shqiptarët apo grekët, kujt i takon ideja origjinale – ushqimi më i thjeshtë por ja që bota s’janë kujtuar për “petulla” (njësoj sikur që s’janë kujtuar as për fliat), kështu që ngelen versione unike regjionale të sferës ilirike-helenike (paçka se bota njeh lloj-lloj brumë-fërgesash të ngjashme, gjithandej nëpër botë mund t’ketë panumër versionesh, në botën anglishtfolëse klasifikohen si “dough”, doughnut amerikan psh. është version më i avancuar, tekefundit për nga forma dhe me veshjet e lloj-llojshme, Amerika ka laryshi të pasur “petullash”, të mjaltosura, të karamelizuara, të sheqerosura : ) meqë ra fjala “petullat e Amerikës psh. i patën shpikur holandezët (dmth. “ne” : ) holandezët e patën sjellur “olykoek” në New Amsterdam (Amsterdamin e Ri, tashmë New York) në fillim-shekullin XVIII, anise atëbotë ende s’e kishin formën e tashme rrethore përflitet e shushuritet se në thelb “petullat” e hershme lulandeze ishin njami-njami… të shijshme : )
(s. guraziu – ars poetica, 12-25)

