…ky djalosh-bukuroshi, dorë për dore me të dashurën e vet, vitin e kaluar (para 4-5 muajve, Shtator-Tetor 2025) e paskan vizituar Shqipërinë për 2 javë, dhe pastaj në portalin Travel Nerds e paskan shkruar artikullin e gjaaaaaaaaatë, 30 km artikull, i ngjante “murit kinez”, thuase fillonte nga qielli dhe fundi arrinte në tokë, artikullin e kishin ilustruar me dhjetra fotosh të bukura, sipas tyre në Shqipëri trafiku s’është dhe aq rrezik… por duhet kujdes nga vozitësit me vetura të shtrenjta, s’duhet shtyrë me ta, duhet lëshuar udhën, nëse jo, nëse kokëfortë ndoshta nuk u dhimbsesh asfare, t’shkelin si t’na ishe mizë : )
…po ashtu trafiku i Tiranës ua paska përkujtuar Azinë, Tirana njësoj si trafiku i Indonezisë etj. etj. (më poshtë adresa e shkrimit, sipas meje mjaft të sinqertë dhe objektivë, anise viti 2025, veshtrimet e tilla mund t’na duken pakëz të ‘çuditshme’ neve shqiptarëve, tani s’është as 2005, as 2010, 2015… ia themi, Shqipëria s’ka ndenjur në vend, ka përparuar – sidoqoftë, për vete shqiptar jam por s’di t’i përshkruaj gjërat e Shqipërisë saktë, m’u ngjall buzëqeshja kur lexova “kujdes nga vozitësit me vetura të shtrenjta” : )
– – –
In Albania, Beware of Drivers in Expensive Cars
One thing we noticed about driving in Albania: the fancier the car, the wilder the driving. We saw a lot of BMWs and Mercedes speeding like crazy in places where it made zero sense. Don’t be surprised if a car comes up behind you, flashing its high beams, basically telling you to get out of the way.
Sometimes drivers will overtake even when there’s oncoming traffic, which can get a bit sketchy. Our advice? If you see a fancy car acting pushy, just let them pass. It’s not worth getting into trouble with a tow truck, the police, or – worst case – the ambulance.
Driving in Albania: Everything You Need to Know Before You Go
October 1, 2025
[ https://www.travelnerdsblog.com/albania/driving-in-albania/ ]

