Hunda shekspiriane do ishte më e “saktë” si hundë protezale!

S. Guraziu – Ars Poetica, Sh 2019 (Pak fjalë rreth filmit për Shekspirin)

Gjithçka është e vërtetë” (si titull i filmit) vjen nga titulli alternativ i dramës së fundit të Shekspirit, “Henri VIII”. Ishte pikërisht gjatë shfaqjes së asaj drame në v. 1613 kur teatri londonez Globe u dogj. Kohëlinja filmike fillon pas kësaj fatkeqësie, Shekspiri e bind veten se karriera dramaturgjike kishte marrë fund (kishte mbaruar së shkruari drama) dhe kthehet në shtëpi, tek familja e vet në Stratford si “shkrimtar-pensionist”. Vetëm se ai ka munguar aq gjatë nga jeta familjare, sa tashmë më shumë e trazon jetën e gruas e të familjes sesa ndreq ardhja e tij.

***
Para 4-5 ditësh, në rubrikën e Kulturës, edicioni britanik i “Independent” qenka publikuar një vështrim-kritikë rreth filmit “All is True” (Gjithçka është e vërtetë), i cili film ka të bëjë me jetën e Shekspirit, me kohën pas “pensionimit”, pas djegies së teatrit Globe.
Isha mjaft kureshtar se ç’do thuhej rreth këtij filmi, meqë pra ka të bëjë me të madhin Shekspir, si dhe fjala është dmth. për “vërtetësinë” e para 4 shekujve. Kritika në “Independent”, fare shkurt, do t’mund të përmblidhjej pakashumë si vijon:

Rrotullama filmike mund të jetë “rrotulluar” paksa fluturimthi dhe lirshëm me të vërtetën, por filmaxhinjtë kanë krijuar diç të guximshme dhe bashkëkohore. Ka një ironi të njohur që në vetë titullin e një filmi (aq të çuditshëm) rreth jetës së dramaturgut Shekspir, filmi “vërtitet” aq shpejtë e lirshëm saqë s’ishte nevoja të shqetësoheshin as për një hundë protezale (e cila dmth. do ta rregullonte hundën e krye-aktorit, do ishte hundë sado-kudo më e saktë shekspiriane – e qartë që saktësia nuk ishte prioritet i filmaxhinjve. Megjithatë filmi ngërthen një “vërtetësi” emocionale, paçka se e shkurtër.

Mua më vajti buza në gaz me mënyrën si e kishte përshkruar artikullshkruesja (Alexandra Pollard) gruan e Shekspirit.
Gruaja e tij, aktresha 84-vjeçare, është 27 vjet më e vjetër sesa homologu i saj (dmth. më e vjetër se aktor-Shekspiri), mirëpo ajo është aq e mirë saqë zor ta hedhësh posht : )